Sot, në Samitin e Nismës së tre Deteve në Dubrovnik, një dekadë nga themelimi, vlerësova arritjet e kësaj nisme dhe nënvizova se:
Ajo që ka rëndësi tani nuk është ajo që themi, por ajo që bëjmë, sepse veprimet tona sot do të kenë pasoja për dekadat që do të vijnë. Lidhshmëria do të formësojë mënyrën se si rritet Evropa, ndërsa vlerat do të përcaktojnë se çfarë do të bëhet ajo.
Në deklaratën e miratuar në këtë samit u theksua zgjerimi i BE-së si një investim strategjik për paqen dhe begatinë në Evropë, duke përsëritur thirrjen për një proces pranimi transparent, të bazuar në meritë, të besueshëm dhe të parashikueshëm për vendet kandidate, me referencë të veçantë për Shqipërinë.
Shqipëria është e gatshme të kontribuojë përmes projekteve konkrete, bashkëpunimit dhe një angazhimi të qartë ndaj objektivave të përbashkëta.
Burimi/Facebook


Leave a Reply