Pas disa viteve në heshtjeje, si një zë që s’harrohet kurrë, Shoqata Shqiptare “Skënderbeu” në Ierapetra rikthehet… jo thjesht si një emër, por si një rrahje zemre që nuk reshti kurrë së jetuari në shpirtin e komunitetit Shqiptar në ishullin e Kretes.
Dikur, ajo ishte më shumë se një shoqatë,ishte nder të parat organizime shqiptarësh në ishull,nën drejtimin e intelektualit Shkëlzen Muça me shokët e tij. Ishte një vatër, një dritë në mërgim, ku fëmijët shqiptarë filluan të mësonin, të shkruanin e të lexonin në gjuhën e nënës,me mësuesen Mirjana Kuqali,ku tingujt e shqipes mbushnin ajrin dhe mbanin gjallë rrënjët tona larg atdheut. Ishte vendi ku traditat nuk harroheshin, por trashëgoheshin me krenari.
Pastaj erdhi heshtja…një pauz…. ,kaluan disa vite, aktivitetet pothuajse u shuan, por kujtimet mbetën të gjalla në zemrat e atyre që e ndërtuan dhe e jetuan atë kohë. Unë personalisht, jam krenar që kam qënë i pranishem disa here atje në ato vite,në aktivitetet e tyre që ishin shembull për të gjithë shqiptët e Greqise,e ruaj kujtimet më të mira.
Dhe ja sot, ringrihet përsëri , “Skënderbeu” rikthehet,në sherbim të Komunitetit. Me të njëjtin mision, me të njëjtën dashuri për gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar. Ky riaktivizim nuk është thjesht një rifillim — është një premtim. Një premtim për fëmijët që do të mësojnë sërish shqip, për komunitetin që do të bashkohet përsëri në ato aktivitetet dhe punët e mira në sherbim të shqiptareve, për rrënjët që nuk do të humbasin kurrë.
Sepse një shoqatë mund të heshtë për pak kohë… por shpirti i saj nuk vdes kurrë. Ai pret momentin e duhur për t’u rikthyer më i fortë, më i bashkuar.
Mirë se u riktheve, “Skënderbeu”.në Komunitetin Shqiptar të Kretës.Ti nuk ishe harruar , momenti erdhi që të jesh më i fortë se kurrë,më i organizuar se kurrë në të mirë të Komunitetit shqiptar Ierapetra.
Urime e suksese miq të mirë ! Na keni pranë sa herë tju jetë e dobishme ndihma jonë.
l@pacani



Burimi/Facebook


Leave a Reply