Presidenca dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, duket se luajnë si u do kokrra e qejfit me emërimet e ambasadorëve dhe diplomatëve shqiptarë nëpër botë. Urdhëri më i fundit i presidentit Bajram Begaj për lirimin nga detyra të disa prej ambasadorëve shqiptarë të emëruar nëpër botë, sapo e ka vërtetuar këtë turp prej vitesh.
Nën arsyen se “kanë mbushur moshën e pensionit”, presidenti Begaj dhe drejtues të Ministrisë së Jashtme, me një të rënë të lapsit “të menduar mirë”, kanë liruar nga detyra disa ambasadorë, të cilët jo vetëm që nuk kanë mbushur afatin e përfundimit të mandatit 4-5 vjeçar në krye të detyrës, por një pjesë madje nuk kanë arritur të paraqesin letrat kredenciale presidentëve të vendeve ku mbulojnë hapësirën diplomatike shqiptare.
Emërimet e tiranës zyrtare për ambasadorët shqiptarë nëpër botë, marrin konfirmimin përfundimtar pasi ambasadorët dhe diplomatët tanë kalojnë skanimin për të përfaqësuar Shqipërinë. Këta të fundit ngrejnë valixhet, heqin fëmijët nga shkolla, nisin të sistemojnë plaçkat dhe punën tek vendi ku janë emëruar.
Dhe pa u tharë boja mbi letër, teksa jeta dhe puna rinis normalisht, “mbledhjet e vogla mes grupesh” në presidencë dhe ministri, nxjerrin listën e emërimeve dhe me laps në dorë nisin lëvizjen e atyre që sapo kanë emëruar, a thua se janë gurë shahu.
Arsyetimi se “ka mbushur moshën e pensionit”, është jo vetëm qesharak, por të gajasesh me të madhe. Le të dalë Ministria e Jashtme dhe presidenca shqiptare publikisht me listën e ambasadorëve të akredituar nëpër botë, dhe të tregojë se “sa shumë ambasadorë dhe diplomatë shqiptarë vazhdojnë të jenë prej vitesh në krye të diplomacisë shqiptare që kanë mbushur moshën e pensionit, duke mos u lenë vend diplomatëve më të rinj dhe atyre të karrierës?”
A del dikush dhe e publikon listën e ambasadorëve që kanë kaluar të 65-tat dhe qëndrojnë si diplomatë pasi kanë marrë sigurinë nga Tirana se nuk i luan askush nga karrikja e diplomatit?
A i ka sytë në ballë, ai apo ata që kanë listën e emërimeve për ambasadorë, të shohin edhe moshën e aplikantit për ambasador dhe që shumë shpejt mbush moshën e pensionit, të mendohet të dërgohet dikush në moshë më të re dhe atyre në prag pensioni t’u jepet një punë në Tiranë derisa të largohen zyrtarisht?”
Prandaj, diplomacia shqiptarë është në këtë derexhe. Turp.
Burimi/Facebook


Leave a Reply