Të kujtosh bijtë e lëvizjes “Liri a Vdekje” nuk është thjesht një përkujtim ” është një betim, një plagë që dhemb dhe një krenari që nuk shuhet kurrë.
Krenaria lind kur një njeri i jep atdheut të vet qoftë edhe grimcën më të vogël nga vetja…çdo sakrificë për vendin është e shenjtë.Por dhimbja mbetet ,e thellë, e heshtur, e përhershme.
Sot kujtojmë me mall e respekt birin e Jazhincës, pranë Malit të Sharrit”, Shahin Kamberi, i cili para 5 vitesh u nda nga ne, duke lënë pas vepra “dhe një boshllëk që nuk mbushet kurrë.
Në tokën më të dashur shqiptare, aty ku ajri është i pastër e kujtimet janë të pavdekshme, ne”, bashkëvendës, shokë, luftëtarë ” ende e ndjejmë mungesën tënde.Na dhemb shpirti për ty… por njëkohësisht ngrihemi krenarë që të patëm.
Ti nuk je vetëm kujtim ” je frymëzim.Nuk je vetëm mungesë” je dritë që na udhëheq.
Do të jetosh përherë në zemrat tona ,’në familje, në shoqëri, në çdo hap të kësaj toke që e deshe aq shumë.
I lutemi Zotit të Madh që shpirti yt të prehet në paqe, në dritë të përjetshme, dhe vendi yt të jetë në Xhenet.
Pusho i qetë “,sepse ne, të gjallët, qëndrojmë të bashkuar si një trup i vetëm, si një besë e pathyeshme.
Familjes suaj i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe u themi:
Qëndroni të fortë^ sepse dhimbja juaj është dhimbja jonë, dhe krenaria juaj është krenaria e gjithë kombit.
13.04.2026,Llozanë Zvicër,
Burimi/Facebook


Leave a Reply