Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili gjatë ditës së sotme paralajmëroi një sërë investimesh për Shkodrën.
Në reagimin e saj, Bardeli ngre disa pyetje lidhur me gjendjen e infrastrukturës në veri të vendit, duke vënë theksin te lidhja rrugore mes Shkodrës dhe Milotit. Ajo kritikon faktin që, sipas saj, edhe pas më shumë se një dekade qeverisje nga Edi Rama, kjo zonë vijon të ketë probleme me aksesin rrugor dhe kostot e lëvizjes drejt qendrës së vendit.
Deputetja demokrate e cilëson situatën si një dështim të qeverisë ndaj Shkodrës, Lezhës dhe gjithë veriut, ndërsa kërkon përgjigje të drejtpërdrejta nga ministri për investimet e premtuara.
Statusi i plotë:
Një ministër i emëruar nga korrupsioni i kapur në flagrancë, duhet t’u përgjigjet shkodranëve për një pyetje:
Si ka mundësi që, pas 12 vitesh qeverisje, Shkodra me Milotin vazhdon të lidhet nga një rrugicë?
Dhe më keq akoma,për t’u lidhur me qendrën e vendit, i duhet të paguajë dy herë?
Ky është turpi i Edi Ramës dhe i gjithë ushtarëve të tij ndaj Shkodrës, Lezhës dhe veriut të Shqipërisë.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply