Sipas kritikëve, ish-presidentja Osmani është fokusuar më shumë në vetëpromovim personal sesa në adresimin e sfidave konkrete të shtetit.Deri më sot ka përdorur një narrativë ku thekson vazhdimisht “unë kam bërë”, duke lënë në hije kontributin e të tjerëve që e kanë mbështetur dhe e kanë ngritur politikisht.
Nga kritikët shihet qartë se ajo shmanget nga temat kyçe, si ekonomia, dialogu ndërkombëtar dhe problemet institucionale.
Pozicionimet e saj politike interpretohen si të ndikuara nga kalkulime elektorale dhe strategjike, jo gjithmonë nga qëndrueshmëria politike.
Fleksibiliteti i saj politik shihet si përpjekje për të ruajtur dhe zgjeruar mbështetjen elektorale, pa i interesuar as shteti dhe as ata që e kanë ngritur.
Se ajo është distancuar nga bashkëpunëtorët e mëparshëm nuk vihet në dyshim, pasi kjo është vërejtur nga opinioni publik kosovar, duke ngritur dilema për qëndrueshmërinë e aleancave politike dhe duke ulur besimin e disa partive ndaj saj.
Nga këto veprime të saj është vënë në pikëpyetje edhe kapaciteti real për mobilizim elektoral në afat të gjatë, gjë që, sipas disa kritikëve, reflektohet edhe në hezitimin e disa partive për bashkëpunim me të.
Kritikat e përgjithshme e përshkruajnë si figurë me qasje më individuale sesa kolektive në politikë. Sipas këtij këndvështrimi, mbështetja elektorale nuk trajtohet si besim afatgjatë, por si instrument politik i përdorshëm sipas nevojës së saj.
Përfundimi kritik është se diskursi i saj shihet si kombinim i imazhit publik, vetëpromovimit dhe kalkulimeve politike, ku ajo vendos veten mbi të tjerët. Ky egoizëm, sipas këtij këndvështrimi, e vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e saj afatgjatë.


Burimi/Facebook


Leave a Reply