-
Kurr nuk ishe gzue ma shume se njate rralle, ishte hera e pare qe me jepej rasti me kndue ne nji skene te madhe te qytetit, edhe pse i ri fort, pa i mbushe 18 vjete, me kjene dhane me kndue dy kange e mue mu dukte se nuk eci, por fluturoj. Ishte i vetmi gzim qe mue m’çote pesh, as varzat e bukra qe secila ne nji mnyre a nji tjeter bate çmos me mu afrue, as deshirat e shumta qe ka çdo I ri, me dale e me shetit, por me nete pa gjume, tuj andrrue se si kam me dale e si kam me u duke ne skene, a kane me mi pelqye kanget, me ktu mendime, u njita shkallve te nderteses ku do te bahej shfaqja e madhe. Fjala ishte se prej ktu do te dilte edhe lista per jashte shtetit, e qe n’vsh m’pat ra se ishte edhe emni I jem…Levizjet e artistave amatore e profesioniste, vlonte sa ne nji krah ne rjetrin, drejt mejet, vijshin here buzqeshje te sinqerta, here shikjime si per seri, kajhere edhe si me zili, se po dihej qe une, nji kangtar krej i ri e i panjoftun ne ate qytet ku ishin mrrijte kulme, ne shume fusha te artit pa le ma ne interpretimin e kanges popullore. Por une, fale edukimit te hershem qe kishe marr ne shpine tone, dhe ne shkolle ne qytet bregdetar, sepse nuk kishte feste qe nuk kndohej, kjofte ka daja Kol, qe i bite violins edhe kndote jaret, kjofte edhe kah axha Lêk, me nji za tenorit qe ala nuk kam ndie za ma t’bukur ne ate qytet. Kur kndonte ai, u mahnitshe jo vetem per timbrin aq te amel, qe i ngjante nji burimi te kthjellte tingujsh, por edhe forca permes te ciles fjalt bashkangjiteshin me melodine aq kandshem, e mue mu dukte i pamrrijtshem.
Me njato mendime neper mend dalkadal erdhi koha me dale ne skene. Salla e shfaqjes ishte krejte e qete, perveç antarve te komisionit, dhe nej markli qe kishte mujte me hi me mik, per me i pa provat e shfaqjes.
Mue kurr s’me shkonte mendja se nuk do te kndojshe ne ate çfaqje te madhe, dy kange i kam , thoshe me vedi, kan me e hjeke nji, por pa gja s’kam me mbete.
Kur qe, zotni Sati, me afrohet, si me nji far ngurreset, dhe me kallxon se ne vend te kanges se dyte, kam me kndue nji duet, me nji vajze te nji shkolle te mesme, n’fillim u habita, por , thashe me vedi, pse jo, nji gja kjo qe me pelqei. Ke kohe me tha, me u njite nelt me ba prova, asht kange qe ti e din, popullore e vjeter. Mirboll, u njita te kati i trete, nji dhome e vogel, dikush po i binte pianos, u dukte kjart qe nja dy taste stonoshjin, por muzikanti trupvogel, nuk donte me ia dite, edhe pse ta vritte veshin bukur mire.
Hajde, me tha si pa prites, ai muzikanti trupvogel, Greta, po vjen, e bajme shpejt e shpejt nji prove. Mu dukte se cdo gja po transformohej ne ate vend, por gjithnji u mundojshe me iu pershtate, tuj e dite qe edhe s’kishe rruge tjeter, por qe ishin edhe veprime normale, ne ate vorbull organizimit koncertesh, pa le ma ne kete shfaqje qe flitej se nji madh, do t’vinte prej kryeqytetit, e ktu ne province, u ndiete nji perpushje e madhe.
Une u afrova kadal, e pershndeta,
Toni, m’tha- jam, dhe ma lshoi nji buzqeshje pak si errshân, kishte do sy te shndritshem, qe shprehshin mprehtesi, por per çudi mu dukte se edhe po mshehshin diça prej mejet, por une se vrava menden fort, por po pritshe me fillue provat.
Kur qe, ja mrrijti edhe Greta, nji topolake, mos me ta mbushe synin e menden qe fill mbas proves gjenerale, do te mu hillte ne qafe, e bile te me puthte aq keq n’faqe, sa une do tu skuqshe, e tu ndezhe, si me kene nji gace e sapo dalun prej zjermit, por tuj e dite se ku ishe , as qe guxojshe me ba nji hap ma ndej… Nejse, ajo u afrue, njashtu tane gaz, filluem, kanga shkoi bukur, nji here, dy, tri, dhe Toni pa nji pa dy tha, kete duet do ta bajme sonte ne prova gjenerale, ne vend te kanges tande te dyte. Une u habita, thashe me vedi, çfare permbysjesh, deomos, ishte dikushi qe ia ndrronte drejtimin rrymes se ngjarjeve ne ket qytet, une pa dashje isha ba pjese e saj, si krejt pa e kuptue.
Njashtu, me njato mendime qe mu sillshin rrotull, u ulme poshte, kur dikush prej mbas skenes i ra me force, nji fare çanget, qe mu dukte se e kishte te njajtin tingull me nji hekur qe e rrahte fort neper lulediellit roja e sektorit, Col, m’duket se i kan pas thâne, demek me tremb zogjt, por ne fakt ma fort ishte nji marrî, se sa dilte Coli, n’kryet, zogjt fluturojshin ne fund, e kshtu dita u ngite me lojen e bukur: Col-zogj, zogj Col…
Njaty kah mesi i çfaqjes, m’erdhi rralla edhe mue. Dola. Kndova ne skene dhe kur u ktheva, pak pa mrrijte te perdja, njani prej te salla, me thirri; -je tuj ece kadal. Ban prove vetem hymje e dalje. -Ndina se diça po flitshin ato te komisionit, por thashe, do t’jene knaqe me interpretimin tem,
Nejse, une pa nji pa dy, shkova prapa skenet, dola me nji levizje te natyrshme, kur prap i njajti za me tha:
– Ma shpejt, jo aq kadale.
Eh, thashe me vedi,… çaloka pak puna…
Eca i fije ma shpejt. Kur prap. Po i njajti za. Edhe ma shpejt,
Per dreq as qe mujshe me e pa se prazhektorat m’ishin ngule bash n’drita t’synve.
Dola edhe i here mrapa perdeve, dhe ksaj rralle thashe me vedi, po ju kallxoj une se edhe ma shpejt mundem me ece. Tuj ma ndie zemra, se diçka tjeter ishte mbas asaj kerkese krejt kot, thashe me vedi, ktu bahet humori i dyrnjase, kam rastin, edhe une me e lujte pjesen. Haha.., Si t’m’hishin shtatqind dreqen, megjithse e permbajshe vedin, u graha kamve, si me dasht me xane dike n’dam, dhe msyna mikrofonin, kur t’ia dhane gazit, komisioni, vetem nji muzikant ma i moçmi, se hapi gojen.
-Jo, m’thirri tane shqetsim, I njajti za.
Une su durova, por ia ktheva, si me lezet:
-Po e deshte ma shpejt. Thashe po baj edhe une pak humor…
Nuk e zgjata ma shume, se minutat filluen me u hanger, e dola. Ra nji heshtje vorrit.
E, njashtu, çfaqja para komisionit maroi, e tesh po pritshim, me na dhane njoftimet dhe dietat, kur qe, Zotni Sati, vjen me do si pusulla n’dore, dhe me nep nja kater cope qe bajshin 80 leke te reja, u gzova, dhe tuj i thane falemnders deshta me u largue, kur me thote si me marifet:
Neser mrama nuk ke me kndue.
Mue mu duk se gjithçka ishte siper mejet po m’bite n’krye, sa edhe fjalte e tij mu bate se po ma merrshin frymen kadal, se dhashe vedin, por me gajkftohtesi i thashe:
Me qe kenka puna kshtu, na edhe dietat, se nuk me takojne, perderisa nuk paskam me kndue, neser, ai me nxitim, mu ngercye:
Mos gabo, djetat merri, e mos ban za. N’daç mos me e pa ma kete vend. Une ne fillim ngurrova, por thashe me mende, mos e zgjat. Pa ia kthye shpinen mire, Zotni Sati, m’pveti:
Ça ke ti qe na s’mundna me t’marre jasht shtetit.
– Kurrgja, mar, s’kam, ja ktheva menjihere.
Jo, diça ke,
Dajat si i ke,
-Mire mor, thashe, i kam.
Menjiher mu kujtue daja Kol, kur me merrte me vedi me shkue te nji i deklasuem ne Sarreq, per me ndie kange te vjetra dhe klasike, ne disqe te vjetra. Ai ishte mik shpijet, qysh ne kohen kur Daja Kol, ia pat strehue vllane, nji prift françeskan, qe ia paten vra mizorisht klysht e diktatures fill mbas vjetit famkeq te shkatrrimit te institucioneve fetare, me 1967.
Mue m’dogji miza, por se zgjata, por drejte e te autobuzi i fundit, Mezi e mrrijta, tuj ndej n’kame, e shterngushem. Nji heshtje vorrit mu dukte se kishte ra ne ato ore te vona, ne ate autobuz me rrimojke.Te stacioni i trete u ula. Njashtu i lodhun dhe i merzitun, iu afrova shpise, kur qe Nana jeme, nan drite te hanes, n’krye t’shkallve t’oborrit, bash te dera hekrit, me nji buzqeshje, qe mue edhe sot m’duket se ishte krejt hyjnore, m’perqafoj dhe m’shtini te oda e pritjes. Kishte ba mish e jani. U ula, s’mu bate me fillue. Qe, i thashe, kto jane dietat, 80leke, …Neser mrama nuk kam me kndue. Ti e din se me pune jam mire, edhe une nuk due me shkue ma me knduene ate qytet,
Nana, fort e meçun, e gjane, e durueshme, e pjekun, e largpamse. tuj pa gjendjen teme, qe veç tuj kja nuk ishe ala, me tha:
_Ndigjo biri jem, kja asht jeta, per hater t’nans, duro edhe i here, e shko, mos e len me kaq, ti e din qe kena nevoj per pare, se na duhen per buken e gojs, por njat talent qe ta ka dhurue zoti, mos e hup.
Mue mu duk se mu çil perdja e mendes, e me vedi thashe:
Kur nana jeme, tesh ne mosh, ka kete mendim, po une qe e ka jeten perpara!?
Nuk e zgjata, hangra, e shkova me fjete. Qysh ate dite, kurr se kam harrue porosine e nanes qe m’porositte:
Mos u dorzo, nepi vedit, edhe ne u rrxosh, çou, edhe ne t’shtyjshin, lshoju rrugen, ndiqe diellin tand, se jeta nuk ti nep shanset per dite…Vasil Marku 2012 New York
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply