Dashi
Për pjesën me te madhe te çifteve do mbizotërojë qetësia sot. Nuk do keni as problemin me te vogël, por edhe emocionet nuk do jene aq te furishme. Beqaret do kenë njohje te reja me disa persona qe edhe mund te krijojnë një lidhje. Gjithsesi yjet këshillojnë te mos nxitohen. Financat nuk do jene aspak te këqija kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
Demi
Dashuria do jete fusha me e privilegjuar për ju sot. Do flisni hapur me partnerin tuaj për gjithçka dhe nuk do i mbani aspak mëri për ndonjë fjale me tepër qe mund t’iu thotë. Beqaret do jene me fat dhe ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Edhe pse financat do jene te qëndrueshme nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara gjate kësaj dite.
Binjaket
Jeta sentimentale do jete një prioritet për ju sot. Edhe pse do jeni shume te ngarkuar do gjeni kohen e duhur për ta kaluar me te dashurin e zemrës. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim, por me shume se një aventure kalimtare nuk do arrijnë te kenë. Marsi do jete planeti qe do ndikoje negativisht tek financat dhe ato do jene goxha te dobëta. Kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Një klime e tensionuar do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord me ato qe do thotë partnerin dhe ai po ashtu me idetë tuaja. Me mire qëndroni pak larg njeri-tjetrit. Beqaret do kenë takime mjaft interesante. Mos ngurroni te flisni hapur me personat qe do keni pranë. Për financat do jete dite me fat. Përfitoni për te kryer investimet e nevojshme.
Luani
Do i kushtoni me shume se kurrë vëmendje personit qe keni ne krah sot dhe nuk do vini asgjë para tij. Nga ana tjetër ai do organizoje një darke romantike dhe do iu beje një propozim. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene te vendosur për te bere zgjedhje. Jupiteri do iu ndihmoje te përmirësoni financat dhe me ne fund do dilni nga situata e vështirë.
Virgjeresha
Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift ka qene e mërzitshme, sot situata do filloje te stabilizohet. Do dini te falni dhe te kërkoni falje. Beqaret do bëjnë gjithçka për te gjetur gjysmën e tyre, por as sot nuk kane për t’ia arritur. Mos bini ne pesimizëm sepse yjet parashikojnë shume shpejt ndryshime. Për menaxhimin e financave besojuni vetëm specialisteve.
Peshorja
Nëse nuk tregoheni te moderuar dhe te arsyeshëm ne lidhjen qe keni krijuar do keni probleme te mëdha. Mundohuni te mos e teproni me kritikat dhe te tregoheni me tolerante. Beqaret do argëtohen mjaft me miqtë e tyre dhe as qe do iu shkoje ne mendje te kërkojnë me ngulm dashurinë. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete.
Akrepi
Do bëni çmos qe ta ndryshoni rutinën e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe atmosfera do filloje te ngrohet mjaft. Edhe ata qe kane pasur debate te shumta do ndihen me te qete. Beqaret nuk do kenë kohe te kërkojnë dashurinë sepse do jene te angazhuar me pune. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me shume kujdes dhe rigorozitet.
Shigjetari
Do e mbroni shume lidhjen tuaj sot dhe nuk do lejoni askënd te futet ndërmjet jush. Për vendimet qe do iu duhet te merrni dëgjoni vetëm partnerin dhe veten, jo miqtë apo familjaret. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ka gjasa qe rreth e rrotull te jete personin i ëndrrave. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente se kurrë. Gabimi me i vogël do iu shkatërrojë.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply