(Nje Shenje kujtimi per mikun e shokun e mire,Valter Lazeri qe ka nje vit qe nuk eshte mne mesin tone. 8 korriku eshte dita e lindjes se tij.) Ndaj po percjellim nje poezi te shkruar nga dora e ketij poeti e shkrimtari te talentuar shqiptar,qe jetoj i veproi ne komunitetin e shqiptarve te Amerikes.I perjetshem qofte kujtimi i tij. Nga miku dhe shoku i tij Luigj Shkodrani)
Nje enderre prape me zgjoi.
Shperthim se nga e ku….!
Te gjitha i fshiu,
Vec t`bukuren e syve te tu.
Dhe me to
Ne nje imazh
Lodhem tretem
Pa kufi.
Pres nga larte
te me bjere,
Te me beje
Shkrum e hi.
Ku je sonte qe te dua
Dhe trazoj nje oqean?
Ku je shpirt i pa trazuar
Qe si robin po me mban.
Ku je sonte qe te pres
Si toka shiun ne thatesire.
Jam vapor
pres baticen
Te dale nga kjo ceketire.
Ku je sonte
qe zjarri me eshte shuar.
Ne zemer te akullit po digjem
Ne thelb te tij
jam duke u perveluar.
http://www.xanga.com/valter
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply