Në Kështjellën Apponyi në Oponicë, morëm pjesë në një ceremoni domethënëse të “Tree of Peace”, duke mbjellë një lis si simbol i forcës, qëndrueshmërisë dhe miqësisë ndërmjet kombeve.
U nderuam të pranonim Medaljen Përkujtimore “Tree of Peace” nga Servare et Manere, e dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Marek Sobola, në vlerësim të përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë dhe promovimin e paqes dhe mirëkuptimit.
Gjatë ceremonisë, dy monedha përkujtimore prej ari të Mbretit Zog dhe të Familjes se mbretereshes Geraldine, u vendosën në një kapsulë nën pemë. Në një gjest simbolik bashkimi, dheu shqiptar u vendos pranë rrënjëve të saj, ndërsa dheu nga Oponica u mor për t’u sjellë në Shqipëri




Burimi/Facebook/Princ Leka


Leave a Reply