Me ty isha n’vite me radhë
s’më ke pa as s’të kam parë
brenda zemrës t’pata m’shelë
pa dritare e pa derë.
Mbyllja sytë e të shikoja
nëpër andrra të takoja
hapja sytë e zgjatja dorën
si akrep e ndrroshe orën.
Nëpër letra shpesh të shkruaja
mos lëndon , zemrat e huaja
letrën mbshtillje pa lexuar
në dashni ishe ngatrruar.
Ma nis letrën si dikur
mos e thuj ma fjalën kurrë
veten tande ke për t’ngranë
dielli kurrë nuk bahet hanë.
Me ty isha e me ty s’isha
qiri t’ndezun n’dorë të kisha
pa i fry u fikte vet
si dashnia krejt u tret.
Mos kërko ç’farë s’mun e ke
se dashnia t’vret si be
kush se din ça asht dashnia
n’qafë e marrshin mentë e tija.
mars2026londër
b&m



Burimi/Facebook


Leave a Reply