(Tuj kalu neper dyqanet e Shkodres)……. dikur!.
Satire
Në kohen kur binte fyelli e çiftelia, kur kjante e qeshte bylbyli, na u dukte se jena mirë, kur ishim ma keq!
Në dyqanin në Sarreq ku shitej mish, gjeje në vend të mishit vetem shitës Tishin.
Në pjace në shetitje, njenit në ecje i pshton nji e fortë… por.. Mrapa nji çift e ndigjon. Gruja i thotë burrit se paska dale grosha! (pritej furnizimi që nuk kishte ardhe tesh dy javë).
Në Parruce, ne nji dyqan shitej voj soje, (pa tallon) në nji mastel me safe gjyse litershe vetëm per qytetarë qi me shishe ishin vu në rradhë me e marrë. Futet aty edhe nji berdicjan, veshë bukur siç dinë të veshen berdicjanet , (artiste e violiniste), me kostum të zi, (bile edhe me kravatë). Kur shkon tek banaku, shitsja i thotë se voji asht vetem për qytetarë e ti je katundar. Ai i revoltuem, ku e din ti se nuk jam qytetar por katundar?! (E paditi tapa e shishes qi ishte me bokel kallamoqi). E katundari i shkretë mbeti pa e marrë vojin e tuej shku ne katund shishen boshe e hjedhi ne Bune!
Ç’ka ka kalaja qi po dridhet? Nji gjeometer rrotull po i sillet. Muho Asllani, prishi do shpi të vogla e ndërtoj në Rus 2-3 pallate. Kur erdhi Xhemal Dymylja, pruni prej Elbasanit do vezë, lakna e bishta purrinit. Në Shkoder ku humori rrjedh si uji,, thanë, iku “Muho ndertimi” e na erdhi “Xhemal ushqimi”. !
Tri arka qumësht vinin tek kryqëzimi e në rradhë kush me i marrë ma pare.
Të Arra e Madhe, ishte nji dyqan vijguri e te nji tjeter,pa zbardhë nadja, panxhavishi shiste Thokja e Brahja. Klube, kafe, restorante,e lokale, punonin sa me thanë e me halle, u kthy ne bingo Kafja e Madhe!
Në këte kohë mjerimi, me mungesa të theksueme ushqimi, Tefa, mjeshtri i karikatures, me fantazinë e tij krijuese, me ironi thumuese, tuj pa tane kete “bereqet” tha: kur po mblidhna me pi cingare në nji banket ! …!!

Burimi/Facebook


Leave a Reply