Nuk të shqitet mendsh kjo rrufe e zezë e vdekjes, kjo “vepër e pandreqshme” e saj, sillet e përcillet ndër mendime gjatë gjithë kohës….
Për mua do të mbetesh ai djalë i pashëm në auditorët e Fakultetit Filologjik, inteligjent, energjik e gjithë kurreshtje për dije e zhbirilim. Ishe një ndër yjet midis studentëve që kam pasur. Pastaj, botëkuptimi, shijet, çiltërsia dhe respekti i ndërsjelltë me kohë na bënë miq.
E pamundur të harrosh se si, padashje, fillon dhe flet me folje të kohës së shkuar për një djalë si ti, në vesk të rinisë dhe të forcave krijuese! Ishe kritik arti dhe kritik i dogmatizmit politik, ishe shkrimtar e poet. Besoj se një pjesë e këtyre dhuntive do të mbijetojë.
Zoti u dhashtë durim e ngushëllim familjarëve të tu!
Krijuesi i Botërave të pastë bërë vend afër vedit, në Ahiretet e amshueshme!
Amin!
Rroftë kujtimi yt
Burimi/Facebook


Leave a Reply