Universiteti i Shkodrës vlerëson kontributin e drejtoreshës së bibliotekës në prag pensioni
Universiteti i Shkodrës ka shprehur mirënjohje për znj. Alida Luka, me rastin e daljes së saj në pension, duke vlerësuar kontributin e dhënë ndër vite në zhvillimin e shërbimit bibliotekar universitar.
Në një takim të veçantë, rektori Tonin Gjuraj vlerësoi angazhimin dhe rolin e saj në modernizimin e bibliotekës shkencore, duke e kthyer atë në një hapësirë kyçe për studimin dhe kërkimin shkencor.
Sipas universitetit, nën drejtimin e Lukës, biblioteka është pasuruar me praktika bashkëkohore, duke përmirësuar aksesin në literaturë dhe duke lehtësuar punën e studentëve dhe pedagogëve. Ajo ka qenë gjithashtu ndër iniciatoret e bashkëpunimeve institucionale, veçanërisht në krijimin e platformës “Arkivat Digjitale Shkodër”, në bashkëpunim me Biblioteka Publike Marin Barleti dhe Biblioteka e Muzeut Oso Kuka.
Universiteti vlerëson se përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria për librin e kanë shoqëruar znj. Luka gjatë gjithë karrierës së saj, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në jetën akademike të institucionit.
Në përfundim, u përcollën falënderime për kontributin e saj dhe urimet më të mira në këtë etapë të re të jetës.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply