(Mësuesit e mij-kujtime)
Dita e mesuesit,asht 7 marsi, referu si ditë e Shkolles Shqipe të Korçes, por jo vitit qi fatkeqësisht ala nuk asht njoftë si viti i hapjes së shkolles së parë shqipe të vendit tonë.
Në dëshiren e vetë mësuesve, nxanësve e prindërve, kjo ditë u kthy prej ditë perkujtimore në ditë feste per të gjithë.
Asht festa ma e bukur e ma e sinqertë nder festa, pa dallime politike e fetare, siç janë të sinqertë edhe vetë mësuesit e nxanësit. Në këtë ditë në shkolla, oborre, në rrugë, lulishte e sheshe, te qyteteve e katundeve ka gjallni të veçantë. Kudo urime e lule 🌹🌹 per mesu sit!
Në jetën e tij të shkollimit, çdo njeni ,që në femini, kalon në duert e shumë mësuesve në shkolla, klasa e lande të ndryshme ku mëson dhe edukohet.
Në kto vite, nxënësi veçon ngjarje, shkolla e mësues të veçantë, të cilët i kanë lanë ma shume kujtime, mbresa, pershtypje, dashni dhe mirenjohje.
Prej dy viteve, në kopshtin e motrave Servite, unë 5-6 vjeçar, kujtoj suoret e mira të qeshuna e të kujdesshme që na mësonin mesime feje e punëdore të thjeshta! (Kopshti ishte në oborrin e Deges së puneve
te brendshme, ma vonë).
Në vitin 1945 fillova filloren që ishte tek Kulla , shpija e Gjon Markagjonit e ma vone tek shkolla Vasil Shanto.
Mesuesja e jeme e parë kje Parashqevi Shallvari e shoqja e shkrimtarit Teofik Gjyli. Në perftyrimin tem të nji femije 7 vjeçar, ishte mësuese e re, e dashtun me nji za të ambel dhe shumë e bukur. Nji ditë bame nji shetitje me klasen deri tek Ara e Pashes. Në kthim, me rrëshqet kama ne nji grope me ujë dhe lagem shumë. Mësuese Parashqevija, ndonëse ditë e ftofte, heq tabaren e saj dhe me mbulon me te. Ndiva ashtu si erën e nanes edhe erën e mirë të mësueses që lëshonte tabarja e saj e re.
Mbas viteve të 7-vjeçares, në shkollën “Pashko Vasa” tek Arra e Madhe (shkolla me kartuça), ne vitin 1952 regjistrohem në shkollën e mesme Pedagogjike ku kalova 4 vitet ma të bukura të jetes.
Profesor Jup Kastratin e patem 4 vite si mësues kujdestar të klases. Në diftesen e pjekunisë (diploma e mësuesit), në karakteristiken e pergjithshme, ai ka shkru për mu: “me impenjim minimal arrin rezultate deri mesatare….”
Nuk do të mburrem kot se nuk kam kenë nxanes peshkop. Kudo i mesem. (thonë e mesmja e artë), por me fat. Bile edhe ne ushtri, nga ushtar me paten gradu tetar. 😂
Edhe mësuesit e landeve të ndryshme ishin të rrallë. Disa me shkolla të kryeme në perëndim ndaj per ta po i shkruaj pak fjalë.
Në vitin e parë gjuhën na e dha Kolë Kamsi, studju ne Kolegjin” Shën Adriano” në Kalabri per folklor dhe gjuhësi (nuk i pelqente të rrinim në nji bankë djalë e vajzë) 😂
Rexhep Neziri ishte babagjan. Në Francë kishte studju për biologji. Kishte kenë shok në universitet me Enverin. (Engjëlli me djallin). 😂 Në shpjegim perdorte skeda të vogla për saktësim.
Nji tjeter mësues ishte ai i bukurshkrimit, Karlo Larja, i diplomuem në Austri (lande e nevojshme per ne si mësues me shkru bukur e drejtë e jo si doktorat në recetë) 😂
Abdyl Kajanaku, diplomu në Institutin “Jean Jacques Roussos,”ne Zvicer, na jepte landet e bukura psikologji e logjike.
E veçante per ne ishte italianja Gemma Tirana. Kënaqeshim shumë kur shpjegonte në landen e historisë me veshtirësi disa fjalë shqipe.( “të vjetrit nertonin kula e palate me tula rumulake” )
Rexhep Disdari, diplomu në Itali, na jepte landen e fizikës viti i ll-të . Në vitin e lll-te Jorgji Kona.
Me padurim prisnim oren e letersisë. Në vitin e ll-të këte lande na e jepte Gasper Ugashi. Ishte i apasionuem mbas “Komedisë Hyjnore*. Në Ravenna, Itali, kishte vizitu vorrin e Dantes. Sa herë udhëtoj per në Zvicerr e shoh ato kështjella të vjetra e misterioze, me kujtojnë profesor Gasprin kur na fliste me pasion per malësorin trim Wilhelm Telin dhe për shkrimtar Shilerin.
Mësuesi i gjeografisë, Gasper Jakova, me shkopin e tij të hartes na mahniste kur tregonte sesi student i ri në praktikat mësimore, kishte shkelë Apenninet dhe Alpet e Italisë. Në Saluzzo, në qytetin ku unë jetoj, shoh çdo ditë Monvison, malin ku profesori na shpjegonte me zanin e tij karakteristik se lumi ” Po “buron prej Monvisos, pershkon Piemonten, fushën e Lombardisë dhe derdhet në detin Adriatik.
Në nji sallë të madhe, në katin e parë të shkollës, ishte studjo e piktorit Simon Rrota ,që na jepte landen e vizatimit. Kishte studju në Rome. Ktheu në Shkoder bashkë me diplomen edhe Karlen e bukur, italiane, gruan e tij. Në shenj kujtimi këtij mësuesi i patem thur nji poezi:
“Sa të jetë gjithë bota.
Dhe hyjte e rruzollimit.
Do të rrojë Simon Rrota.
Profesori i jonë i vizatimit”
Keto dhe të tjerë mësues si A. Franja, D. Shala, L. Kakarriqi, I. Çoba, F. Podgorica, R. Bepi, E e P. Vuka, M. Durraci etj ishin që nuk harrohen e që na pergatiten per mësues ne pedagogjikasit e 56-s.
Burimi/Facebook


Leave a Reply