-Me aktorin Ymer Bala-
Kur po pergatitej në vitin 1959 prej Teatrit “Migjeni”, të vihej në skenë drama”Trombetjerja”,kerkoheshin për rolin dy fëmijë të moshes 12-13 vjeçare.
Aktorja Tinka Kurti i thotë regjisorit Lec Shllaku se në shkollen 11Janari, janë dy nxanes që aktivizohen në veprimtaritë artistike që drejtohen prej mësuesve Frano Gjela dhe Kolë Gjinaj.
Me duken të pershtatshem per me lujte rolet që duhen per dramen.
Regjizori nuk e zgjati shumë dhe i thërrasin fëmijët që ishin Ymer Bala dhe Rrok Vuka, i provojnë dhe menjiherë i japin rolet: Ymeri në rolin e’ të mirit” dhe Rroku në atë të “vagabondit”.
Tinka ndonëse afro 30 vjeçe, iu pershtat rolit të nji çupline dhe realizoj rolin në dramë me 13 vjeçaret. (aktori i mirë nuk ka moshë në rolet që luen).
Drama pati shumë sukses!
Që atëherë, Ymeri pasi mbaroi Akademinë e Arteve për aktrim e me vlerësimin nota 10, luejti shumë role me Tinken në Teatrin “Migjeni “; herë si nanë, here si shoqe, herë si moter, si è dashtun biles edhe si gru.
Sot, Ymer Bala, ne moshe mbi 80 vjeç, (plak plak) emigrant në Amerikë asht aktiv në Fb dhe në jetë, demokrat shqiptaro – amerikan i vertetë.
Këto ditë na çuditi me nji postim në fb sa metaforik, interesant e filozofik.
Kam lexu diku, – thotë Ymeri, se bubrrecat çojne në luftë ato ma te vjetrat, kurse njerëzit çojne lulen e rinisë. Ma tej ai vazhdon: veç të mirë do të kishte njerëzimi me zbatua nji praktikë të tillë siç bajne bubrrecat!
Pra në luftë simas Ymerit duhet me çu pleqtë ,të cilët e kanë mbyllë ciklin e vet të jetës aktive. (ma se shumti brez e poshtë 😂)
Këtu Ymeri thotë nji të vërtetë. Në këtë tepricë jete pleqtë do ta kalojnë gjysa fjetë në nji azil vend deshpërimi ku çdo ditë ndin vetem erë laknash e purrini. Kështu ma mire ne lufte me deke (hero i heshtun sesa në dyshek).
Po kështu si pleqtë edhe gra plaka të vjetra në luftë sherbejnë sanitare, infermjere, e po ditën biçikleten edhe korriere.
Herodoti filozof ka thane se në paqe fëmijët varrosin prindërit ndërsa në luftë, prindërit varrosin fëmijët.
Nji instruktore në Komitetin e Rinisë dikur, (D. S) pati propozu që të marrët è qytetit me grumbullu e në aksion me i çu. Per analogji duhet shtu sot që bashkë me to dhe me pleqtë edhe politikanët, kryeministra, zedhenesa, presidente e deputete me i çu në luftë. Bota do të kishte ra në qetësi. Luftat do të ishin ma te qeta, popullsia ishte rrallu dhe rinia ma mire kishte më jetu.
Fabrikat krahas armëve do të prodhonin me shumicë tlinda dhe panolina 😂
Per gjithë këto Ymeri si artist tashma ,me eksperiencë, asht tue pergatitë nji skenar për nji film fantastiko-shkencor. (në bashkëpunim me nji regjizor amerikan, (emrin nuk po ja tham) me skena të bukura dy prej të cilave po i publikoj.
*Dy pleq në luftë balle për balle me njeni tjetrin në front. Gjuaj njeni e pritja tjetri e plumbat perpjetë. Në nji shej kohe i thotë ai ma plaku anmikut të tij:a bajmë pak pushim zotni?
Hidhet tjetri pak ma i ri – ku ka more ditzi ne luftë pushim? – pergjigjet tjetri: po mire pra, makare me len pak kohë sa më shu… (urinu) 😂
Në skenar do të perfshihen edhe disa veterane tonë që kanë marrë medalje trimnije në kohë paqe, ku ma i madhi prej tyne nuk ka kenë ma shume se 10 vjeç. 🤪
Dhe lufta vazhdon !…
L.L. Saluzzo
Burimi/Facebook


Leave a Reply