Me këtë rast po ndaj këtë fotografi të bërë bashkë me të në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, në shtatorin e vitit 2011, kur Kryeministër i Shqipërisë ishte Dr. Sali Berisha.
Duke ia njohur aftësitë si diplomat, por duke parë edhe kursin që po merr sot politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë, e cila karakterizohet nga:
1. Aplikimi i ligjit shkatërrimtar ndaj shërbimit tonë të jashtëm, i miratuar së fundmi nga Parlamenti shqiptar me propozimin e paraardhëses së tij;
2. Lidhjen e vagonit të trenit shqiptar drejt stacionit fundor në Bruksel me Serbinë, armikun më të madh historik të Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, të drejtuar nga Aleksandar Vuçiç, për të hequr dorë nga synimi për anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në BE.
Më lind një pyetje e natyrshme:
Zoti Ministër:
A keni ardhur në krye të Ministrisë së Jashtme si një shërbëtor i atdheut, i Shqipërisë, i Kosovës dhe i çështjes kombëtare, për të penguar zbatimin e këtij ligji?
A keni ardhur për të mos lejuar që Shqipëria të ndjekë një kurs të lidhur me politikën serbe duke devijuar rrugën drejt Evropës?
Apo si një shërbëtor i të gjithë zotërinjve?
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Burimi/Facebook


Leave a Reply