Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca, dhe ish-prefekti Gjokë Jaku ishin sot në Rrjoll, ku iu bashkuan protestës së banorëve për çështjen e pronave në zonë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreca theksoi se data 2 Mars nuk është zgjedhur rastësisht, pasi sipas tij simbolizon bashkimin kundër dhunës dhe padrejtësisë. Ai u shpreh se mbrojtja e pronës është akt patriotik dhe se banorët janë në të drejtën e tyre për të protestuar.
Reagimi i plotë i Eduart Ndrecës:
“Me Gjokë Jakun sot ne Rrjoll. Jo me kot zgjodhem 2 marsin per t’u bere krah me banoret e Rrjollit ne protesten e tyre krejt te ligjshme, sepse kjo dite simbolizon bashkimin kunder dhunes dhe padrejtesise. Nuk duhet te zgjedhim sheshin, te shohim valltaret e te degjojme kenget patriotike, per te deshmuar dashurine ndaj vendit. Ska akt me patriotik se t’i dalesh zot prones qe te kane lene te paret. Ketyre banoreve po u grabitet gjeja me e shtrenjte, ndaj jane ne te drejten e Zotit te protestojne me te gjitha format qe munden. Toka u takon pronareve qe e trashegojne brez pas brezi. Shteti, ne vend qe t’i pajise me letra, ua merr pa i pyetur fare. Eshte akt i rende dhe terheqja nga ky akt duhet te behet nje ore e me pare.”
Burimi/Facebook/Portali Shkodra Sot


Leave a Reply