FEDERATA KOMBËTARE E SHOQATAVE SHQIPTARE – ITALI
Ndue Shabaku – Njoftimi për aktivitetin “Kushtrimi i Lirisë”
Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Adriatiku” në Firenze, mbështetur nga një grup sipërmarrësish bashkëkombas, organizojnë aktivitetin me titull “Kushtrimi i Lirisë”.
Aktiviteti i dedikohet përkujtimit të sakrificës, heroizmit dhe flijimit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij gjatë Luftës në Kosovë.
Ky aktivitet kulturor do të organizohet në dy faza:
Faza e parë.
Ceremonia solemne përkujtimore në të cilën do të flasin oratorë mbi rëndësinë e luftës së UÇK-së, mbi sakrifikimin e familjes Jashari, nga Bardhyl Mahmuti dhe Lulzim Jashari. Më pas do të vazhdohet me përshëndetje nga personalitete të administratës së lartë, autoritete ligjvënëse e diplomatike të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedosnisë së Veriut; personalitete të administratës vendore të Bashkisë Firenze e Rajonit Toscana; eksponentë të lëvizjes shoqërore e kulturore të komunitetit tonë dhe arbresh në Itali.
Faza e dytë.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të japë një koncert të pasur artistik me këngë patriotike dhe valle popullore.
Aktiviteti do të zhvillohet
më 8 mars 2026, nga ora 15:30 deri 1830;
në adresën
Via S. Donnino, 4/6, CAP 50013,
Campi Bisenzio, Firenze (IT)*.
RTK do të dërgojë një ekip për pasqyrimin e aktivitetit.
Nga Shqipëria, i pranishëm gazetari Marin Mema.
Për t’iu përgjigjur interesimit të madh, është prenotuar salla me kapacitet të mjaftueshëm.
Hyrja është e lirë.
Për arsye organizimi, është i nevojshëm konfirmimi me shkrim në përgjigje të ftesave të dërguara enkas me e_mail; konfirmimi duke kontaktuar organizatorët apo drejtuesit e shoqatave.
Numra të mundshëm për prenotime e konfirmime:
388 114 6740
320 950 9512
329 569 7156
info@adriatiku.org
federazione.fnai@gmail.com
Me konsideratë:
President i Shoqatës Kulturore “Adriatiku”, Firenze,
Naim Doda.
Presidenti i FNAI-t,
Granit Muçaj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply