Shqiptarët në Maqedoni nuk janë mysafirë, janë shtetformues. Jemi në trojet tona, me gjuhën tonë, me historinë tonë dhe me kontributin tonë në çdo etapë të këtij shteti. Gjuha shqipe dhe simbolet kombëtare nuk janë privilegj, por e drejtë e fituar dhe e garantuar.Ka kaluar koha kur shqiptarëve u kërkohej të heshtnin, të mbanin dyert hapur nga frika dhe të fshihnin identitetin. Ato kohë nuk kthehen më. Çdo përpjekje për të zbehur gjuhën apo për të relativizuar simbolet nuk forcon shtetin — e dobëson atë.
Ne kërkojmë bashkëjetesë të vërtetë, jo nënshtrim të heshtur. Bashkëjetesa ndërtohet mbi barazi dhe respekt, jo mbi presion të padukshëm institucional. Kur preket identiteti i një populli, lëkundet stabiliteti i të gjithëve.
Shekulli i shqiptarëve nuk është kërcënim për askënd. Është kohë vetëdijeje, uniteti dhe dinjiteti.
Të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, të qetë, por të palëkundur.
Burimi/Facebook/Shkurt Shqip


Leave a Reply