Mijëra qytetarë shqiptarë mbushën bulevardin për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar në çdo hallkë të administratës së PS. Demokristianët nuk luftojnë korrupsionin sipas kalendarit elektoral dhe as sipas ngjyrës së pushtetit. Ne kemi mbajtur të njëjtin qëndrim publik kundër korrupsionit në qeverisjen e PD në vitin 2013. Me të njëjtën vendosmëri, sot qëndrojmë kundër korrupsionit në qeverinë socialiste. Korrupsioni nuk ka parti. Por heshtja ka bashkëpunëtorë. Kush mbron korrupsionin është më i poshtër se i korruptuari vetë, sepse e justifikon të keqen dhe e kthen atë në sistem. Demokristianët qëndrojnë me qytetarët. Gjithmonë.



Burimi/Facebook


Leave a Reply