Me kënaqësi të veçantë, sonte, në pjesën e dytë të programit do të ndalemi te një përvjetor i rëndësishëm, 85-vjetori i lindjes së kompozitorit, dirigjentit dhe maestros Ferdinand Deda. Një figurë gjeniale e muzikës shqiptare që u nda herët nga jeta por la pas një fond të pasur krijimtarie, një trashëgimi që duhet mbajtur gjallë, duhet kujtuar e duhet luajtur në skenë.
Kompozitor, instrumentist, dirigjent, drejtues orkestre, pedagog.
I vetmi artist që u shërbeu të gjithë krijuesve duke i ndihmuar jo vetëm profesionalisht. Një njeri dhe artist i jashtëzakonshëm që nuk i vjen më Shqipërisë.
Si dirigjent, ishte dhe mbetet unik, një legjendë dhe unë ashtu e mbaj mend me buzëqeshjen plot mirësi para orkestrës.
Muzikën e kishte në shpirt!
Së bashku me fëmijët e tij, Elton dhe Rudina Deda, do të rikthejmë kujtimet, emocionet dhe historinë e një emri që vazhdon të jetojë përmes muzikës së tij.
Burimi/Facebook/Beti Njuma & Biblioteka e librave të harruar


Leave a Reply