Artisti i madh shkodran Sandër Ruçi ka reaguar pas vizitës së tij në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku është shtruar humoristi i njohur Nexho Shabani, pas aksidentit që pësoi mbrëmjen e kaluar.
Në një status emocional, Ruçi bën të ditur se Nexho Shabani ndodhet në Reanimacion dhe po kalon momente të vështira shëndetësore, ndërsa thekson se ai ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Artisti shprehet optimist për shkak të shërbimit të përkushtuar dhe profesional të stafit mjekësor, duke vlerësuar humanizmin dhe seriozitetin e treguar nga spitali.
Sandër Ruçi përmend gjithashtu interesimin e kryebashkiakut Benet beci për gjendjen e humoristit dhe shpreh lutjen e tij që Nexho Shabani ta kalojë këtë betejë dhe të qëndrojë edhe për shumë kohë pranë miqve dhe qytetit që e do.
Statusi i plotë i Sandër Ruçit:
“Sapo, dola nga salla e Reanimacionit, Nexho miku i jonë e i tanë, Shkodranëve po kalon çaste të randa e ka nevojë për të tanë ne, u përmend kurë familjarët i thanë ka ardhë, Sandri, ajo që më ban optimist për të asht, një shërbim spitalorë mjaft i përkushtuem e profesional, vërtetë njerëzore, plus sapo e kishte vizitu e lanë porosi, z. Beci, e Spitali ishte në kamë, dola mjaftë i debuluem, e tanë rrugën nuk mu terën sytë për mikun tem. Zoti i madh e i gjithë pushtetshëm e lejon me ndejtë edhe do kohë me tanë ne. Fooorca mik mos na idhno ma shumē.”
Burimi/Facebook/Portali Shkodra Sot


Leave a Reply