Arti i vërtetë nuk lind në zyrë partie, as nuk vdes nga një status politik.
“”Çelësi i Shqipërisë” është vepër arti sepse ka kaluar filtrin e konkursit, kritikës profesionale dhe vizionit krijues. Këtu Alfred Mirashi duhet mbrojtur pa ekuivok, artisti gjykohet për artin, jo për përdorimet që politika i bën hapësirës publike.
Por po aq e vërtetë është se vendndodhja nuk është neutrale. Kur një vepër vendoset në hyrje të Shkodrës, simbolika lexon politikë para se të lexojë estetikë.
Ky nuk është faj i artistit, është zgjedhje pushteti. Prandaj opozita duhet të godasë pushtetin, jo autorin, vendimin politik, jo veprën artistike.
Nëse “Çelësi” zhvendoset aty ku ka logjikë historike dhe gjeografike, përgjatë rrugës së Shirokës, drejt Zogajt, në lidhje natyrore me Malin e Zi, simbolika hapet, nuk mbyllet. Aty çelësi flet për kufij, kalime, histori, komunikim, jo për dryn mbi qytet.
Arti matet nga koha, politika nga mandati.
Kur pushteti përdor artin, e varfëron veten, jo veprën.
Një vepër humbet kuptim kur bëhet slogan.
🔹Opozita serioze mbron artin dhe godet politikën. Kur i ngatërron, i shërben pushtetit që pretendon të luftojë.
🌏Në Bruksel dhe në Europë, arti trajtohet si kujtesë dhe dialog, jo si instrument force.
Monumentet nuk vendosen për të provokuar elektoratin, por për të ndërtuar kuptim afatgjatë.
Shqipëria ka nevojë për këtë standard europian, art të lirë nga politika dhe politikë të përgjegjshme për hapësirën publike.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply