Presidenti Trump themeloi Bordin e Paqes, siç e quan ai. Menjëherë pas tij, ishte pozicionuar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në një moment, pas nënshkrimit të dokumentit, Trump ktheu kokën mbrapa dhe i shtrëngoi dorën Presidentes së Kosovës. Një gjest që për Kosovën do të thotë shumë, në veçanti në kohërat e turbullta, kur jo gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.
Natyrisht që në Gjermani, Francë, Kanada, Britani të Madhe dhe shumë vende ka rezerva ndaj këtij Bordi dhe ndaj sjelljes së Presidentit Trump, në veçanti në politikën e tij ndaj Grenlandës, NATO-s, OKB-së (për shebull sot SHBA u largua zyrtarisht nga OBSH). Por për Kosovën ka qenë dhe është gjithmonë mirë kur është krah Amerikës, me mirë të them, nën mbrojtjen e Amerikës!
Një veprim i mirë i Presidentes së Kosovës, pavarësisht rezervave që ekzistojnë ndaj këtij Bordi, ndaj politikës së Trumpit në disa çështje.
Natyrisht që mund dhe duhet të bisedohet edhe për arsyen e këtij Bordi, por kjo nuk ndryshon asgjë në peshën e gjestit dhe qëndrimin miqësor të Trumpit ndaj Presidentes së Kosovës.
Vjosa Osmani me të drejtë ishte krenare kur trajtohej kështu. Ajo me siguri që këtë gjest dhe këtë nënshkrim do të përpiqet ta kapitalizojë edhe për fushatën e saj personale për rizgjedhje si Presidente. Por personalisht as këtu nuk kam asgjë kundër, sepse një gjë duhet pranuar: Vjosa është e vetmja e cila qe gati një vit është duke mbajtur (pak a shumë e vetmuar) të gjallë diplomacinë e Kosovës.
Për politikën e brendshme të saj nuk dua të flas – jo në këtë shkrim.
Burimi/Facebook


Leave a Reply