Në hatmen e fundit të mbajtur në xhami me talebet e mi, ndjeva një krenari të veçantë dhe një falënderim të madh ndaj Allahut.
Jam vërtet i lumtur dhe me fat që pata mundësinë t’i udhëzoj dhe t’i shoqëroj në këtë rrugë të bekuar të Kur’anit.
Ajo që i zbukuroi edhe më shumë këto ditë të veçanta ishte prania e Myftiut tonë të dashur, hoxhës së zemrave tona, Muhammed ef. Sytari. Prania, fjala dhe thjeshtësia e tij i dhanë kësaj hatme një vlerë të veçantë dhe një atmosferë të paharrueshme.
Kaluam ditë shumë të bukura, të mbushura me aktivitete, vizita, biseda të ngrohta dhe momente që do t’i mbaj mend gjatë. Janë këto çaste që të mbushin shpirtin dhe të japin forcë për të vazhduar me edhe më shumë përkushtim.
Allahu i shpërbleftë talebet për mundin dhe disiplinën e tyre, familjet e tyre për durimin dhe mbështetjen, dhe të gjithë ata që kontribuan në këto ditë të begata.












Burimi/Facebook


Leave a Reply