Ju të rinj edhe të reja,
që me mua qeshni sot.
Për mua u mbush xhezveja,
Për juve do mbushet mot.
Prandaj”vallen”merrni shtruar,
Me një gisht ujë mos notoni!
Kur t’ju vijë moshe trazuar,
domosdo do të na kujtoni.
Këtë shkopin dhe ca tespie,
do t’ja u lë varur këtu te muri.
Tespiet dridhini atje në hije,
Shkopin kur tu dhëmbi gjuri.
Këto probleme që pata unë,
bashkë me ca shokë të tjerë.
Nuk ju uroj as një furtunë,
juve paçi vetëm pranverë!
Por jeta nuk vjen me urime.
me mallkime kurrë as njëherë!
Kur në gojë kemi bekime,
S’kemi pse nxjerrim zeherë.
Duamë paqe dhe harmoni.
Mos na quani thes me kashtë!
sot plak jam unë nesër je ti.
Mos qeshni me dhëmbë jasht!
Por se koha që ka ardhur,
po na nxjerr monedhë pa vlerë.
Ne flok rënët e të zbardhur,
nuk jemi siç qenë njëherë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply