Të dashur vëllezër e motra shqiptarë, folës të GJUHËS SHQIPE!
Veçanërisht ju që sot po bëheni “NDIKUES” të opinionit, por përdorni termin e huaj “INFLUENCUES”!
Siç e dimë, elementi më i fortë dhe më përbashkues i racës shqiptare është GJUHA SHQIPE.
Sot po përdorim gjithnjë e më shpesh fjalë të huaja, të cilat paraqiten si shenjë modernizimi apo “aftësie” komunikimi, sidomos në hapësirën publike dhe në rrjetet sociale. Në këtë përpjekje për të bërë përshtypje te shikuesit, dëgjuesit apo lexuesit, shumë prej jush, krejt pa nevojë, po zëvendësoni fjalët e bukura të GJUHËS SHQIPE me huazime të panevojshme.
Le të marrim vetëm një shembull domethënës: zëvendësimin e fjalës
NDIKIM me fjalën
IMPACT
Ky veprim, më shumë sesa të dëshmojë kulturë të gjerë, shpesh shfaq një shpërfillje të panevojshme ndaj gjuhës sonë dhe mungesë respekti për pasurinë, saktësinë dhe aftësinë shprehëse të saj.
Ky nuk është rasti i vetëm. Prandaj, përmes këtij shembulli, bëj një thirrje të sinqertë që të heqim dorë nga përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, të cilat e varfërojnë dhe e shtrembërojnë gjuhën tonë të bukur.
KUJDES!:
Fjala NDIKIM i ka të gjitha elementet e plota kuptimore në gjuhën shqipe dhe nuk ka asnjë nevojë për “ndihmën” e fjalës IMPACT nga anglishtja.
Ky është vetëm një shembull por në të vërtetë, janë me dhjetëra, për të mos thënë me qindra, fjalë të huaja krejt të panevojshme që po i zevendesojme ne gjuhën tonë të bukur.
Le ta ruajmë, ta pasurojmë dhe ta respektojmë Gjuhën Shqipe.
Ajo është identiteti ynë.
Më poshtë po jap shpjegimin e kësaj fjale në të dy gjuhët, shqip dhe anglisht. Gjykoni vetë.
Respekte MB
=====================================
NDIKÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET
1. Veprimi kur ndikoj mbi dikë a mbi diçka ose kur ndikohem nga dikush a nga diçka.
Ndikimi i mjedisit. Ndikimi i rrezeve të dritës. Ndikimi i mirë (i keq) i shoqërisë. Ndikimi i duhanit (i alkoolit) mbi organizmin. Ushtron ndikim të madh (të mirë, të keq), ndikon shumë (për mirë, për keq). Ndikim negativ. Vepron nën ndikimin e diçkaje (e dikujt).
2. Autoriteti që ka dikush mbi dikë, forca e pushtetit.
Njeri me ndikim të madh. Kishte ndikim të madh në atë institucion. Zonë (sferë) ndikimi. E futi nën ndikimin e vet. E ka zgjeruar ndikimin. Është (ka rënë) nën ndikimin e dikujt. Ndikimi i politikës.
3. (kryes. sh.) Pasojë e veprimit që ushtron dikush a diçka mbi një tjetër.
Ndikime gjuhësore (letrare). Ndikimet e ideologjisë së huaj. Ndikimi kulturor. Ndikimi sllav. Ndikimi i globalizmit.
====================================
English:
a. To have a direct effect on; to impinge on.
Both events negatively impacted her life.
Price increases impact struggling families most.
b. To strike forcefully.
A crater was formed where the meteor impacted the planet’s surface.
Also: to cause to strike forcefully.
2.
a. To fix firmly by or as if by packing or wedging.
b. To press together.
Intransitive verb
1. To have an impact (often used with on or upon).
The poor economy is impacting on small businesses.
2. To impinge or make contact, especially forcefully.
The meteor impacted on a distant moon.
https://shorturl.at/jclwz

Burimi/Facebook


Leave a Reply