Mirë bëni që besoni besimtarë!
Dhe përuleni dhe luteni sizifisht çdo ditë.
E keni fituar betején e mirë si udhëtarë,
Nga xhamia në teqe, apo ndë kishë.
Mirë ju bën lutja besimtarë,
Me përkulje, apo nga qiejt kur drejtoni sytë.
Në sure Kurani mëshirëmarrë,
A në perikopë të Biblës dhe në ekzegjetikë.
Në qiej lashtësisht është bërë zakon,
Të besoni se ekziston për çdokënd Mëshiruesi.
I mbani në tokë dhe mëkatin dhe rrëfimin,
Por veç lart gjykuesin e mendoni dhe e lusni!!!!
Tiranë, Janar 2026
P.S: Foto ilustruese e huazuar nga kryeredaktori i gazetës “ Rrënjët ”, miku im Hasan Aliaj. Shën Danai i Vlorës.

Burimi/Facebook


Leave a Reply