🛜Debati i kësaj jave nuk është Lea Ypi.Debati është Shqipëria dhe paaftësia jonë për të dalluar shkrimtarin nga lideri.Të shkruash libra është art.
Të kesh mendim politik është inteligjencë.
Të dish pse vjen, çfarë kërkon dhe çfarë refuzon, është klas.
🌘Këtu u krijua një mjegull.
Jo nga lexuesit, por nga paqartësia.
Kur një figurë publike shfaqet papritur, promovohet fort, por nuk sqaron qartë kufijtë e saj, ajo nuk mbetet neutrale, ajo bëhet objekt projektesh që nuk i kontrollon më.
Problemi nuk është pse u përfol.
Problemi është pse u la të përflitej.
– Paqartësia nuk është mbrojtje, është ftesë.
– Kur nuk flet vetë, të tjerët flasin për ty.
– Letërsia kërkon liri, politika kërkon përgjegjësi.
🔰Shqipëria nuk ka nevojë për figura simbolike që vijnë e ikin, por për njerëz që marrin barrë, jo vëmendje. Shoqëritë e pasigurta kërkojnë shpëtimtarë, shoqëritë e pjekura kërkojnë projekte.
✅Tranzicioni post Rama–Berisha nuk zgjidhet me emra mediatikë.
🔵Një lidership i ri duhet të jetojë Shqipërinë, të njohë çdo skutë të sistemit, të ketë besim qytetar dhe guxim politik.
🟢Një figurë nga diaspora ka vlerë vetëm me mbështetje të fortë amerikane dhe europiane. Përndryshe, zgjidhja duhet të jetë made in Albania, e rrënjosur, jo e importuar.
➖Sepse kombet serioze nuk ndërtohen me pavione zhurme, por me drejtim të qartë.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply