Nga Beqir SINA – New York City
Ndriçimi i One World Trade Center (në vendin e sulmeve të 11 shtatorit 2001) ka ngjallur debate dhe kritika nga disa palë, që e shohin si të ndjeshme për shkak të historisë së 9/11
Në një moment historik për shtetin e New York-ut, guvernatorja Kathy Hochul shpalli më 2 janar 2026 muajin janar si Muaji i Trashëgimisë Muslimano-Amerikane – hera e parë që një proklamatë e tillë zyrtare lëshohet në nivel shtetëror.
Kjo njohje vjen në një kohë kur New York-u, shtëpi e popullsisë më të madhe muslimane në SHBA (rreth 12.5% e farmacistëve, 40% e shoferëve të taksive dhe mbi 57% e shitësve të ushqimit rrugor në New York City janë muslimanë), feston kontributet e komunitetit musliman në fusha si arti, shkenca, matematika, teknologjia, letërsia, muzika, mjekësia dhe filozofia.
Për të shënuar këtë, guvernatorja urdhëroi ndriçimin me ngjyrë jeshile (simbol i trashëgimisë islame) të 16 monumenteve shtetërore, duke përfshirë:
• One World Trade Center
• Ujëvarat e Niagarës
• Ura Kosciuszko
• Ura Governor Mario M. Cuomo
• Empire State Plaza
• Grand Central Terminal
• Dhe të tjera si Mid-Hudson Bridge dhe State Education Building.
Guvernatorja Hochul deklaroi: “Rezilienca, dhembshuria dhe kontributet e komuniteteve muslimane e bëjnë shtetin tonë më të fortë. New York-u mbetet i përkushtuar për të qenë një fener shprese, tolerance dhe inkluziviteti, duke mbrojtur muslimanët amerikanë nga islamofobia, urrejtja dhe diskriminimi.”
Kjo proklamatë u mirëprit nga organizata si CAIR-NY dhe figura si kryetari i ri i New York City-t, Zohran Mamdani (i pari musliman në këtë post), i cili tha: “Muslimanët kanë qenë pjesë e New York-ut për shekuj. Ne kemi ndërtuar biznese të vogla, rritur familje, pasuruar kulturën dhe kuzhinën tonë. Jam mirënjohës për udhëheqjen e guvernatores Hochul në njohjen e këtyre kontributeve.”
Megjithatë, ndriçimi i One World Trade Center (në vendin e sulmeve të 11 shtatorit 2001) ka ngjallur debate dhe kritika nga disa palë, që e shohin si të ndjeshme për shkak të historisë së 9/11.
Ky komunitet ka kritikuar ashpër krytarin e ri të bashkisë zotin Mamdani ( i pari mysliman kryetra i Nju Jorkut) që po ndez dritat jeshile në One World Trade Center në vendin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.
” Ai po bënë provokim të ndjenjave të njujorkezve ” thotë një banor i kësaj lagje duke i kujtuar Mamdanit si kundërshtuan planet e bashkisë athershme për ngritjen e një qendëre komunitare islamike, në Park51, pranë Ground Zero pas 11 shtatorit.
Urëdhëri i guvernatores për ndriçimin me ngjyrë jeshile (simbol i trashëgimisë islame) të 16 monumenteve shtetërore në qytetin e Nju Jork-ut , përfshirë objektet në zonën 9/11 ka shkaktuar kundërshtime të ashpra, nga banaorët që argumentojnë se simbolet islame në këtë zonë, janë mungesë respekti ndaj viktimave, të 9/11 pjesën e poshtme të qytetit të Nju Jorkut.
Burimi/Facebook


Leave a Reply