U godit pa mëshirë nga superfuqitë e botës, padrejtësisht, por koha sot po dëshmon të kundërtën. Ai qëndroi i palëkundur, si mali i Shkëlzenit në Tropojë, i fortë, i heshtur dhe madhështor.
Jam thellësisht krenare që në ditët më të vështira ishim pranë tij, jo nga obligimi, por nga detyrimi moral për të mbrojtur nderin e një legjende. Në zemër ndjenim se kjo ishte një kauzë e drejtë.
Falë Zotit, sot ai është në opozitë dhe e vërteta ka dalë në dritë: burgjet po mbushen me hajdutë, pikërisht ata që ai i denonconte prej vitesh. Çdo denoncim i tij po shndërrohet në realitet.
U bëj thirrje socialistëve dhe çdo Shqiptari të ndershëm: distancohuni nga hajdutët. Ata që u shërbejnë me servilizëm dhe justifikime janë turp për kombin.
Zoti e ruajtë dhe e bekoftë Sali Berishën,
qëndrestar, i pamposhtur, një figurë që historia nuk do ta anashkalojë.
Për shumëkënd, ai mbetet “Trump-i i Shqipërisë”: i sulmuar, por kurrë i thyer.
Burimi/Facebook


Leave a Reply