Koncerti i 22-të vjetor i Ansamblit Artistik “Treva” ishte më shumë se një shfaqje artistike mbremjen e së martes në skenën e teatrit “Migjeni” Shkoder; ishte një festë e gjallë e identitetit dhe kujtesës kulturore të Dukagjinit. Për afro tre orë, kënga, vallja dhe humori burimor u ndërthurën me profesionalizëm dhe pasion, duke dëshmuar përkushtimin e këtij ansambli në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë folklorike brez pas brezi. Interpretimet autentike, energjia skenike dhe pjesëmarrja e artistëve të shumtë, e kthyen skenën e teatrit “Migjeni” në një vatër emocionesh dhe krenarie kulturore, duke e bërë këtë koncert një ngjarje të veçantë artistike për Shkodrën dhe më gjerë. Ansambli Artistik “Treva” i Dukagjinit prej 22 viteve është bërë zëri i fuqishëm i një treve të mirënjohur në historinë tonë kombëtare – trevës së Dukagjinit !




Burimi/Facebook


Leave a Reply