Agjentët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK-ut duket sikur po lëvizin , “nishanet” e para nga GJKKO janë dhënë sot , u informuam përmes mediave për disa episode me armë dhe kontrolle në kryeministri .
Përgëzojm çdo hap që i afrohet drejtësisë së vërtetë, por le të jemi realistë: a do të shkojnë deri në fund këta agjentë, apo do të zvarrisin proceset siç kanë bërë kaq shpesh më parë?
Banda në pushtet është akoma aty, e paprekur në majë! Kryetari i saj vazhdon të tallet me ligjin, të shantazhojë institucionet, të blejë kohë me ankime dhe gjykata kushtetuese që i rikthejnë ministrat në detyrë brenda javësh. Ku janë arrestimet e mëdha? Ku është goditja finale ndaj kreut të mafies që ka plaçkitur miliarda dhe ka shkatërruar jetën e çdo shqiptari?
Popull shqiptar, mos u ulni në pritje të mrekullisë nga lart!
Nëse agjentët dhe drejtësia e re do të bëjnë vërtet revolucionin që presim, le ta dëshmojnë me vepra jo me premtime dhe gjysmë masa. Por nëse fillojnë të zvarrisin, të negociojnë nën tryezë ose të tërhiqen nga presioni i pushtetit, atëherë ne vetë duhet të dalim në rrugë dhe të detyrojmë ndryshimin!
Bashkohuni, mbështetni çdo hap të vërtetë drejt drejtësisë, por mos e lini në dorën e askujt fatin e vendit tonë! Sot është koha të zgjohemi ose do ta çlirojmë Shqipërinë bashkë, ose do të na mashtrojnë përsëri!
Burimi/Facebook/Bujar Bujar


Leave a Reply