Sa here si diplomate me jepej mundesia te vizitoja dhe kerkoja te lexoja per shqiptaret ne biblioteken dhe arkivat e Vatikanit nuk doja te ikja…dhe kur ikja merrja me vete ndjesite dhe mendimet e mija…edhe pse te gjithe ne e njohim historine. Shqiptaret nuk jane thjesht banore te Europes, por vet Europe ne histori dhe dinjitet. Ne rrjedhen e shekujve ata kane qendruar ne kufijte e saj si mburoje, ndersa ne shpirt kane mbajtur vlerat e lirise dhe te ndergjegjes. Ne zemer te kesaj historie qendron Gjergj Kastrioti Skenderbeu, prijesi shqiptar qe mbrojti jo vetem token e tij, por edhe Portat e Europes. I mbeshtetur dhe i nderuar nga Vatikani — Skenderbeu, u be simbol i lirise dhe i ndergjegjes europiane,monumenti I tij sot qendron madheshtor ne Piazza di Albania ne Rome. Nga rrenjet shqiptare te familjes Albani, u ngrit Papa Klementi Xl I cili nga Vatikani tregoi se gjaku shqiptar flet gjuhen e qyteterimit europian. Nga e njejta trashegimi dinjiteti lindi Nene Tereza, qe e shnderroi perkatesine shqiptare ne sherbim universal dhe e beri emrin e Europes akt dashurie. Dhe kur erresira ra mbi Shqiperi, kardinale, ipeshkvij e meshtare shqiptare pranuan burgun dhe vdekjen pa e ulur koken sepse Dinjiteti nuk negociohet. Keshtu historia shqiptare deshmon se Europa eshte pjese e qenies se tyre. — Pra te jesh shqiptar sot do te thote — te jesh I denje per historine tende!
Burimi/Facebook


Leave a Reply