Rri krejt rehat, i ftohtë, komod,
Kur tjetrit shpirti i shkërmoqet në zi;
S’bashkëndjen kurrë – as dje, as sot,
Sikur në zemër ke gur, s’ke ujë në sy!
Jeni zhveshur krejt nga njerëzillëku,
Ju ka ngulfatur egoja e sëmurë;
Nga smira, inati dhe fodullëku –
Nuk arrini të shihni të mirën kurrë!
Kur vëllai yt nga dhimbja digjet,
Ti nuk bashkëndjen, s’i troket në derë;
Por sorollatesh rrugëve të humbura…
Kot stivos vitet, se je i pavlerë.
Mos prit mirësi nga mosmirënjohësi!
As respekt nga një i panderë;
Të mjerët, për para, gjithçka shesin,
Madje për një birrë apo një gotë verë.
E mira përditë ngapak po vdes,
E keqja me vrull vendin po ia zë;
Virtytet po zbehen si lulja pa vesë!
– Ti, njeri i mirë, zgjohu, mos prit më!
Lumni Nimani
10.12.2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply