Prej disa ditësh po shohim një manovër të ulët dhe të qëllimshme për të [[ riorganizuar ]] PDSH-në në Itali, sikur strukturat tona të ligjshme dhe funksionale nuk ekzistonin.
Le ta themi hapur: struktura e PDSH në Itali është e ngritur, aktive, dhe e njohur zyrtarisht nga Partia, nga Kryesia dhe nga çdo instancë drejtues, nën udhëheqjen e Kryetarit Dr. Sali Berisha.
Çdo gjë tjetër është farsë dhe tentativë për përçarje.
Individë të vetëshpallur po përpiqen të ngrejnë grupe paralele, nen iluzjonin mbeshtetes te individve te caktuar po brenda selise blu qe jua garantojn kete levizje shterp dhe te gabuar…duke tentuar të krijojnë përshtypjen e një (subjekti të ri politik). Kjo quhet fraksion, dhe Statuti i PDSH e ndalon qartësisht si veprim armiqësor ndaj Partisë dhe elektoratit.
Pra, kush prek Statutin / prek Partinë. Dhe kush prek Partinë / punon kundër demokratëve.
Është e turpshme që ky grupim refuzon t’i bashkohet strukturave të vërteta të Diasporës në Itali, të institucionalizuara dhe të respektuara nga të gjitha nivelet e PDSH.
Refuzimi i tyre tregon qartë synimin: jo kontribut, por sabotim; jo bashkim, por përçarje.
U bëjm thirrje të gjithë demokratëve të Diasporës në Itali:
Mos u mashtroni nga individë të pangopur me ambicie personale qe shikojn PD si plaçk perfitimi,
E kan te qart se kujt i referohemi ne kete rast….. që nuk patën kurrë guximin të përballen me votën e lirë te brendeshme PD dhe mendimin demokrat.
Tani, duke mos gjetur vend në strukturat legjitime, kërkojnë të krijojnë rrugë anësore, të paligjshme dhe të dëmshme për PDSH.
Këto lëvizje nuk janë as politike, as demokratike, as të ndershme.Duke shkelur Statutin e PDSH.
Neni 30
Pikat 1 – 2
Janë përpjekje të dobëta për të futur përçarje atje ku demokratët pa kushte kanë punuar me vite me sakrificë, disiplinë dhe respekt për Statutin e PDSH.
Diaspora në Itali ka vetëm një strukturë zyrtare. PDSH , qe eshte e njohur dhe e konfirmuar nga instutucjonet kombëtare e nderkombetare. .🇦🇱🤝🇮🇹
Çdo (alternativë) tjetër është mashtrim, diversion dhe shkelje e Statutit.
Uniteti është forca jonë. 🤝🇦🇱🤝
Fraksionet janë armiku i Partisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply