📍 Shtatëdhjetë vjet më parë, Rosa Parks refuzoi t’i lëshonte vendin një pasagjeri të bardhë në një autobus të Montgomery-t, në Alabama.
📍 Ky gjest i thjeshtë, por i vendosur, e shndërroi ate në një ikonë botërore të drejtësisë dhe të drejtave civile të afroamerikanëve.
📍”Jo”-ja e saj shënoi fillimin e një bojkoti të gjatë të autobusëve publikë të qytetit, duke hapur një epokë të re në luftën kundër segregacionit racor.
📍 Ishte 1 dhjetori 1955 kur Rosa Parks (emri i lindjes: Rosa Louise McCauley), një rrobaqepëse afroamerikane që jetonte në periferi dhe çdo ditë merrte autobusin për të shkuar në punë në qendër të Montgomery-t, kryeqytetit të Alabamës, në SHBA.
📍 E lodhur pas një dite pune e duke mos gjetur vende bosh në sektorin e rezervuar për njerëzit me ngjyrë, ajo vendosi të ulej në një nga vendet për të bardhët.
📍 Pas disa stacionesh, drejtuesi i autobusit i kërkoi t’ia lironte vendin një pasagjeri të bardhë që kishte hipur më vonë.
📍 Ishte po ai drejtues që 12 vjet më herët e kishte detyruar të zbriste nga autobusi sepse kishte hipur nga dera e përparme, e ndaluar për zezakët nga ligjet segregacioniste të kohës.
📍 Por këtë herë, Rosa refuzoi të ngrihej. Për këtë “jo”, ajo u arrestua dhe u nxor në gjyq.
📍Gjesti i saj i thjeshtë, por i guximshëm i mosbindjes civile, tronditi komunitetin me ngjyrë të Montgomery-t, që në atë kohë kishte rreth 50 mijë banorë, dhe u bë një simbol i luftës për të drejtat civile në SHBA.
📍 Në mbështetje të saj erdhi një pastor i ri: Martin Luther King Jr. Si Rosa, edhe ai ishte protestant; Parks ishte 42 vjeçe, ndërsa King ishte ende nën të tridhjetat.
📍 Për të kërkuar lirimin e saj dhe për të mbështetur veprimin e saj, nisi një nga bojkotet më të famshme të historisë: bojkoti i autobusëve të Montgomery-t, një protestë paqësore që zgjati më shumë se një vit.
📍 Afroamerikanët vendosën të mos përdornin më mjetet publike, duke u organizuar me makina kolektive ose duke ecur në këmbë.
📍 Ishte një sakrificë e madhe: shumë punonin në shtëpitë e të bardhëve në qendër dhe banonin shumë larg, por rezistuan me vendosmëri.
📍 Transportuesit e qytetit, duke humbur pasagjerët me ngjyrë që përbënin shumicën e klientëve, pësuan humbje të mëdha ekonomike.
📍 Më 13 nëntor 1956, pas 381 ditësh qëndrueshmëri, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shpalli të kundërligjshëm segregacionin racor në transportin publik.
📍 Rosa Parks do të deklaronte më vonë:
“Nuk e imagjinoja se po bëhej histori. Isha vetëm e lodhur t’u dorëzohesha gjithmonë”.
📍 Ishte një fitore historike, por jo përfundimtare.
Segregacioni de facto vazhdoi. Mes ligjit dhe realitetit kishte ende shumë rrugë për të bërë. Mentalitetet ndryshojnë ngadalë.
📍 Pas lirimit, Rosa iu përkushtua edukimit të të rinjve, protestave civile dhe mijëra letrave që i vinin nga e gjithë bota. Ajo mori kërcënime me vdekje dhe u shpërngul në veri, ku vazhdoi aktivizmin.
📍 Kur i dorëzoi Medaljen e Artë të Kongresit në vitin 1999, Presidenti Bill Clinton tha:
“Duke u ulur, ajo u ngrit në mbrojtje të të drejtave të të gjithëve dhe të dinjitetit të Amerikës”.
📍 Në vitin 2013, statuja e saj u vendos në Capitol Hill. Barack Obama e inauguroi me fjalët:
“Falë këtyre burrave e grave jam sot këtu”.
📍 Një vit më herët, ai ishte fotografuar i ulur në vendin e Rosa Parks-it në autobusin historik, sot i ruajtur në Henry Ford Museum në Michigan.
📍 Më 13 nëntor 1956 u shpall jokushtetues segregacioni racor në autobusët e Montgomery-t.
📍 Segregacioni racor në tërësi u shfuqizua vetëm me Civil Rights Act të vitit 1964.
📍 Më 1965, pas shumë manifestimeve, Voting Rights Act garantoi të drejtën e votës për të gjithë qytetarët pa diskriminim.
📍 Kur e nënshkroi ligjin, presidenti Lyndon Johnson tha:
“Jam i bindur: do t’ia dalim” – duke përdorur sloganin e lëvizjes për të drejta civile.
📍 Pavarësisht përparimeve, në SHBA dhe gjetke, njerëzit me ngjyrë ende paguhen më pak, punojnë ne punë më të rëndomta dhe vuajnë nga abuzimet policore – pjesë e realitetit që solli lëvizjen Black Lives Matter.
📍 Racizmi i Montgomery-t është përshtatur, por ende ekziston. Rruga është e gjatë.
Sipas Livia Parisi, “ansa.it”



Burimi/Facebook


Leave a Reply