Presidenti francez Emmanuel Macron priti të hënën në Paris Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe i quajti bisedimet që po zhvillohen “një moment që mund të jetë një pikë kthese” për të ardhmen e paqes në Ukrainë dhe sigurinë në Evropë.
Sipas tij, diskutimet janë pjesë e një aktiviteti të vazhdueshëm diplomatik që synojnë ndërmjetësimin e kushteve për një armëpushim të mundshëm në luftën gati katërvjeçare në Ukrainë.
Vizita e Zelensky-t në Paris pasoi një takim midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Florida të dielën, të cilin Sekretari i Shtetit i SHBA -së Marco Rubio e përshkroi si produktiv.
Të dy palët kanë punuar për të bërë rishikime në një plan të propozuar të autorizuar nga SHBA-të, i cili u zhvillua në negociatat midis Uashingtonit dhe Moskës, por u kritikua si shumë i orientuar drejt kërkesave ruse.
Burimi/euronews.al


Leave a Reply