Instituti për Demokraci e zhvillim ne Kosove ka publikuar një raport monitorimi në lidhje me respektimin e kodit te etikes nga ana e partive politike gjatë zgjedhjeve. Nga monitorimi rezulton se shumë prej tyre e kanë shkelur në rrjetet sociale. Natyra e shkeljeve është nga gjuha e urrejtjes, ngacmimi personal, e deri tek dezinformimi dhe nxitjet për dhunë.
Lëvizja Vetëvendosje, PDK, Alternativa, AAK, Lista Serbe, Guxo e LDK janë partitë që kanë bërë më së shumti shkelje në rrjetet sociale gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sipas monitorimeve të Institutit Demokraci për zhvillim, ato kanë kryer plot 152 shkelje të kodit të sjelljes, natyra e te cilave është gjuha e urrejtjes, ngacmimi personal, dezinformimi dhe nxitjet për dhunë.
Ndërkohë, sipas këshilltarit të lartë në Qendrën për Dialog Humanitar, Mark Baskin, Kosova duhet të ketë kujdes në këtë aspekt sepse qasja në internet dhe përdorimi i madh i rrjeteve sociale, ku shpërndahen edhe dezinformata e gjuha e urrejtjes mund ta rrezikojë demokracinë.
Kodi i mirësjelljes që duhet t’i përmbahen partitë politike gjate zgjedhjeve është hartuar në vitin 2021, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile dhe mediat.
Burimi/Facebook/euronews.al


Leave a Reply