U zgjuam sot me kete lajm dhe ende nuk mund ta besoj se mund të jetë e vërtetë! Sa e padrejtë është jeta dhe fati!
U takuam para disa ditësh në Top Ch dhe donim të flisnim shumë e të më tregoje për eksperiencën e re që do hyje ne Big B Vip. Qeshëm me lot dhe lamë që do takoheshim nga afër për të biseduar. Si mund ta mendonim që jeta do sillte kaq trishtim duke na pikëlluar, sidomos ne miqve që të njihmin nga afër dhe të donim e të vlerësonim për Shpatin jashtë skenës
Njerëzit të kanë dashur nga muzika jote dhe për artistin me shpirt e pasion që ishe. Por shqiptarët do të të kishin njohur edhe për djalin e mrekullueshëm, për shpirtin tënd fisnik, për personin pozitiv, të çiltër e zemërgjerë si shumë të rrallë janë sot.
Në 20 vjet shoqëri me ty nuk mbaj mend të kesh hequr buzëqeshjen nga fytyra, të mërziteshe apo të të mbaje mëri. Energjinë dhe dëshirën për të jetuar na i transmetoje të gjithëve, bashkë me optimizmin edhe në momente të vështira. Do jesh me ne dhe me shqiptarët përherë e me kujtimin tënd do të kërcejmë e do të të përshendesim me “vallen kosovare”.
U prehsh në paqe miku im!
Burimi/Facebook


Leave a Reply