Në këtë godinë të thjeshtë, por plot madhështi shpirtërore, u mblodhën burrat që i dhanë Tiranës dhe mbarë vendit një nga ditët më të shenjta të historisë sonë: shpalljen e Shqipërisë si “komb dhe shtet i pavarur”.
Refik Toptani, Nikolla Nishku, Myhedin Llagami, Ahmet Pazari, Nikolla Papajani, Fuat Toptani, Jusuf Banka, Myslym Beshiri, Abdullah Gjinali, Myderiz Sulejmani, Fan Koja, Xhelal Toptani, Myderiz Hyseni, Selim Petrela, Ismail Ndroqi, Beqir Luga, Ibrahim Dalliu, Vëllezërit Kondi, Hysen Bakiu – dhe shumë patriotë të tjerë të orëve të para – mbas mijëra mundimeve, sakrificave dhe përpjekjeve, arritën të ngrinin Flamurin Kombëtar dhe të vulosnin vendimin që ndryshoi përgjithmonë fatin e Shqipërisë.Respekt i përjetshëm për këta fisnikë, që me veprën e tyre i dhanë dritë një epoke të tërë dhe meritojnë të kujtohen në çdo përvjetor, në çdo zemër, në çdo cep të Shqipërisë shtet.
Burimi/Facebook/Tirona/Haxhi Genti Lika


Leave a Reply