Është shkarkuar sot nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, prokurori i Shkodrës, Agron Bushati, i cili për gati 30 vite me radhë ka qenë pjesë e Drejtësisë, duke filluar karrierën fillimisht si Oficer i Policisë Gjyqësore dhe më pas prokuror në Shkodër.
Kreu i SPAK Altin Dumani, i qëndroi ankimit të bërë nga ana e Komisionerit Publik për subjektin Agron Bushati, duke shtuar në dosje dhe një masë disiplinore “Vërejtje Publike” që Këshilli i Lartë i Prokurorisë mori ndaj tij, në muajin Tetor 2024.
Nga sot Agron Bushati, që në prokurorinë e Shkodrës drejtonte seksionin e ekzekutimeve të vendimeve penale është lënë pa punë, për shkak së ndërprerjes nga KPA të funksionit të tij si magjistrat.
Burimi/Facebook/Syri Tv


Leave a Reply