(nga ushtari i Edit në ushtar i Najxhellit)
Sot pashë një shqetësim të një paneli të Top Channel se një “intelektual” kirurg në Britaninë e Madhe paska kaluar ylberin duke kaluar nga kandidat për kandidat të rilindjes së Edi Ramës në kandidat për këshilltar bashkiak të Reform UK të Nigel Farage!
***
E para, te jesh zanatçi dhe të kesh një profesion apo diplomë universiteti siç e kam unë apo kolegu në fjalë nuk të bën aspak intelektual. Kjo është tërësisht abuzive dhe inflacioniste. Intelektualizmi është kontribut dhe influencë në shoqëri e JO regjistrim për ushtar!
E dyta, lideri i Reform UK Nigel Farage dhe Lideri i Sororilindjes Edi Rama pavarësisht përplasjeve mediatike janë një kallëp, i bashkon populizmi e nuk kanë asnjë ideologji. Rama nuk është i majtë dhe Farage nuk është i djathtë. Të dy janë propagandistë dhe shfrytëzojnë frikën e njerezve dhe mashtrimin në ligjërimin e tyre publik.
Të dy kanë armën më të fortë propagandën.
Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë.
Uroj që Kristo të dijë ku po shkelë e çfarë po bën! Se ndodhë që ambicja dhe dëshira për karrierë politike e famë të të errësojë tërësisht logjikën e të mos vëresh që bëhesh mashë për të bërë propaganden që shkon kundër interesave të bashkatdhetarëve të tu dhe interesave të tyre
Burimi/Facebook


Leave a Reply