Belinda Balluku meriton vetëm burgun po aq sa Rama, dhe një sekondë e më parë.Nga Andrea Bregu
Shumë diversione për të mbrojtur Belinda Ballukun por që ligji është mëse i qartë dhe që duhej zbatuar me kohë por “më mirë vonë se kurrë”.
Por ka edhe një standart të dyfishtë nga ana e Ramës në raport me Belinda Ballukun.
Kur Bajrom Begaj (noteri personal i Ramës në Presidencë) dekretoi “Rama 4” është thënë mjaft qartë që Belinda Balluku dhe funksionet që ajo mbajnë janë me emërim në bazë të Kushtetutës (Neni 98/1). Nuk kemi të bëjmë ende me mandatin e Belinda Ballukut, edhe përse ajo duhet të jetë në burg sa më parë dhe mandati i duhet hequr sa më parë.
SPAK dhe GJKKO janë në zbatim të ligjit, gjë që duhej ta kishin bërë me kohë pasi ende nuk e dimë nëse Belinda Balluku ka dashur të prishë provat këto ditë që ka qenë pa masë sigurie.
Ajo që është një standart i dyfishtë i Ramës në raport me Belinda Ballukun është fakti që dërgohet “për interpretim” në Gjykatë Kushtetuese një dispozitë e ligjit që është mjaft e qartë.
Standarti tjetër është fakti që Erion Veliaj që është i zgjedhur shkarkohet (nga partia e vetë sigurisht) dhe në asnjë moment nuk kërkohet interpretim apo dëgjesë me Veliajn.
Jo se kam ndonjë simpati për Veliajn por këto ngjarje dhe veprime faktojnë tezën e hedhur prej disa muajsh tashmë që Rama kërkon që ta ketë ai pushtetin në çdo drejtim (duke eleminuar Veliajn që ka pretendime për të qenë pasardhës i Ramës) dhe kur bëhet fjalë për të dhe njerëz pranë tij është i gatshëm të fusë shkopinj nën rrota vetëm e vetëm që edhe në ato afera që është i përfshirë vetë të mos i rrezikohet pushteti.
Nëse SPAK do t’i bënte një shërbim të madh këtij vendi është arrestimi një sekondë e më parë i Belinda Ballukut dhe po ashtu minimalisht të vinte nën hetim zyrtar Palloshin e Gjatë dhe Kukullën e Soros.
Burimi/Facebook/Andrea Bregu


Leave a Reply