Ishte një mëngjes i artë, kur rrezet e diellit po zgjasnin krahët për të zgjuar botën e përgjumur nga një nat e qet plot ëndrra .
Mami, babi dhe dy fëmijët e tyre, Arti dhe Era, u përgatitën për një udhëtim që kishin kohë që e ëndërronin: të shkonin në mal, larg zhurmës së qytetit, për të marrë frymë në paqen e natyrës. Arti që mezi po priste agimin e kishte pregatitur çantën së bashku me motrën që në mbrëmje ,,
“A jeni gati për aventurën?
pyeti babi me buzëqeshjen e tij të zakonshme.
Gati….! brohoritën fëmijët me çanta të vogla mbi shpinë.
Mami i shikoi me sytë plot dritë. Sa herë që do kishin eskursjon në natyrë fëmijët ishin gjithmon të pranishëm dhe plot kënaqësi mezi e prisnin datën .
Sot do të njiheni edhe një herë mrekullinë e botës ,tha babi . Mjafton të hapni sytë… dhe zemrën.
Të gjithë ju drejtuan makinës me kënaqësi ,
Mami po ti a e more shportën me ushqime ?i tha Era …
Po zemra ime i mora të gjitha .
Mami po a more dhe xhipin tim ?
Se babi tha se sot do ngjitemi në mal !
Mamit i çeli fytyra ndërsa babi ju përgjigj me një të qeshur të ëmbël ,
Po ja kemi xhipin e babit që është i math dhe nuk e ka frik ngjitjen në mal ..
Babi po xhipi im nuk e ngjit dot malin pyeti !?i zhgënjyer Arti , do ta provojmë herës tjetër i tha babi përsëri me të qeshur ..
Dhe u nisën.
Rrugë ishte e gjatë, por shumë e bukur djelli ngrihej ngadal duke përqafuar çdo bim pem dhe male ishte një mrekulli dhe familja ndiheshin shumë të lumtur duke e kaluar të gjithë rrugën me hare …
Mali qëndronte madhështor përballë tyre, me shkëmbinj të gjatë, pemët nëpër shkëmbinj jepnin një hijeshi mahnitëse dhe dukej se , rrezet e diellit sikur luanin mbi majat e pemëve …
Sa i bukur është qielli këtu! — thirri Era.
Është si të të përqafojë vetë Zoti, shtoi Arti duke vrapuar përpara….
Kur u futën më thellë në shteg, gjethet freskonin ajrin, zogjtë këndonin, dhe era sillte aromë livandoje, rigani e çaje mali e shkurresh të egra….
Mami ecte ngadalë, duke i vështruar të gjithë me dashuri.
po po sa kënaqësi është ktu ndihesh si në parajs se mer frym …
Natyrën nuk mund ta lexosh me sy, — tha ajo, — duhet ta ndjesh me shpirt.
Pas një ore ecjeje, papritur Arti ndaloi.
Ai përkuli kokën, ashtu si kur gjen një sekret.
Mami… babi… ejani shpejt!
Të gjithë u afruan me kureshtje ,
Në mes të një grumbulli gurësh të ashpër, të thatë dhe të rëndë, kishte çelur një lule e vogël rozë në mov e brishtë, e bukur e vetmuar gati e padukshme në mesin e gurëve ,por qëndronte drejt si një mbretëreshë e vogël. Dhe e bukur plot hijeshi .
— Ua… çfarë bukurie! pëshpëriti Era.
Si jeton kjo këtu? Nuk ka tokë fare… — tha Arti duke prekur gurët.
Babi u ul pranë tyre.duke u thën …
Ka krijesa që rriten edhe aty ku mendja s’e beson dot. Ajo nuk u dorëzua edhe pse biu ktu në mes të gurëve . Dhe ja ku është si një princesh e bukur …
Mami i afroi fëmijët pranë.
Zemrat e mia, lulen nuk e bëri vendi të fortë…
E bëri zemra e saj. Ajo zgjodhi të jetojë edhe pse jeta këtu ishte e vështir nuk u përul edhe pse i mungonte uji ndoshta e freskonte vesa dhe djelli i puthte petalet çdo dit …
Fëmijët u emocionuan.
Dhe Era pëshpëriti:
Kjo lule jam unë… edhe ti Arti , ti mami ti babi edhe çdo njeri që rritet mes vështirësish së rutinës së përditëshme ..
Mami i përqafoi.u ndje krenare për fjalët që tha bija e saj ..
Po, bija ime. E kushdo që nuk dorëzohet, çel edhe mes gurëve tamam ashtu si e the era..
Teksa vazhduan rrugën, mali dukej sikur fliste.
Në çdo hap, pemët rriteshin nga shkëmbinjtë, bari dilte nga plasaritjet, dhe drita e diellit thyente shkëmbin si kristal.
Mami, — tha Arti, — pse ka kaq shumë jetë këtu? Duket vend i vështirë.
Sepse natyra nuk pyesin për lehtësi, — u përgjigj ajo.
— Ajo rritet gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje që eshtë e vështir zemrat e mija ,ashtu si ne.
Era mori frymë thellë.
Më duket sikur ky mal sot po na mëson diçka…
— Po, — tha babi. —
Na mëson se forca s’është zhurmë. Është heshtje. Është durim. Është besim.
Aty përball malit të lart të gurt ku aty këtu kishte ndonjë pem familja e shtroi një mbules me lule dhe shijuan çfar ju kishte pregatitur mami nga shpija u kënaqën kaq shum saqë mbrëmja i zuri akoma në mal ….
Mësimi që mbeti në zemër
Kur zbritën, të katërt u kthyen edhe një herë dhe panë majën e malit që ndriçonte në ngjyrën e flakët të djellit që binte ngadal ..
— Do ta mbaj mend gjithë jetën këtë udhëtim se ma kënaqi shpirti — tha Era.
— Edhe unë, — shtoi Arti.
Dhe sidomos atë lulen e vogël… që ishte në mes të gurve dhe s’u dorëzua.
Mami buzëqeshi.
— Atëherë e morët me vete më të rëndësishmen mësim ;shpresën që nuk duhet ta humbasim kurr se jeta vazhdon me çfar do vështirësije të na dalë përpara ne bëhemi edhe më të fort ..
Dhe kështu u kthyen të katert në në shtëpi të lodhur por të kënaqur , me zemra të mbushura plot dritë dhe shpres ..
Era nga gëzimi ja thuri disa vargje lules së vogël po me guxim të math ..
Lulja princesh ..
Në mes të gurëve të ftohtë e të rëndë,
një lule çeli, pa kërkuar askënd.
E brishtë në trup, e fortë në shpirt,
si djelli që çdo mëngjes lind
Ajo mësonte “Mos u dorëzo,
edhe kur jeta duket si shkëmb i thatë.
Forca nuk vjen nga vendi ku je,
por nga zemra që rreh me shpres
dhe s’lodhet kurrë.”në asnjë vend .
Sh.A.V.19. 11.25.Athin ..

Burimi/Facebook


Leave a Reply