Mirëseerdhët në Murin e Turpit, znj. Belinda Balluku.
Duket se galeria jonë “nderuese” e rilindasve të inkriminuar sapo është pasuruar me një tjetër eksponent, këtë herë me firmë të GJKKO-së për shkarkim nga detyra dhe konfiskim pasaporte. Dhe normalisht, si çdo “artist” i Rilindjes, edhe ky kapitull s’vjen i shkëputur nga të tjerët: arrogancë, shpërdorim, mungesë transparence dhe dashuri e pashtershme për çdo gjë që lidhet me pushtetin.
Ne në DPSHL e kemi thënë troç: Muri i Turpit nuk është galeri e rastësishme, është produkt i drejtpërdrejtë i qeverisjes që Edi Rama ka projektuar me duart e veta. S’ka nevojë të bëjmë listën e gjatë, sepse ajo tashmë është më e famshme se çdo ekspozitë shtetërore: nga Tahiri e Ahmetaj, te Gjici, Dako, Koka, Bllako, Kajmaku e me radhë… dhe tani, me plot meritë, zonja Balluku. Pyetja është e njëjtë si gjithmonë: kush i solli të gjithë këta njerëz në majat e pushtetit? Kush i zgjodhi, i promovoi dhe i dekoroi, derisa drejtësia t’ua priste fijen një nga një? Përgjigjja është po aq e pandryshueshme sa vetë muri: Edi Rama.
Ky nuk është më rast i izoluar, por një model i qëndrueshëm, një sistem ku meritokracia është vrarë me premeditim dhe është zëvendësuar nga besnikëria ndaj kryetarit. Dhe pikërisht për këtë arsye, përgjegjësia nuk mund të shpërndahet nëpër komisariate, zyra dhe komisione. Ajo ndalon te një derë e vetme.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të shohin përtej mjegullës së propagandës. Shqipëria nuk ndërtohet mbi emërime të korruptuara dhe arrogancë të pandëshkueshme. Ndërtohet mbi drejtësi, transparencë dhe përgjegjësi.
Koha është tani që të bashkohemi dhe të kërkojmë llogari.
Pa doreza. Pa frikë. Pa asnjë centimetër mëshirë për ata që e kanë përdhunuar shtetin për një dekadë.
Burimi/Facebook/Diaspora për Shqipërinë e Lirë


Leave a Reply