Atje ku jam unë është Shqipëria, mos na kërkoni të veçuar,
jemi kudo të dyja, të lidhura mish e thua,
dorë më dorë shtrënguar,
e më bën me krahë shqiponje dhe pse jam në dhe të huaj…
Ku jam unë është Mëmëdheu, nëna Shqipe, që më jep krenari,
fjalë për të, kam pa fund, rrjedhin lumë,
të folurën e kthej në këngë,
bashkohem me jehona malesh, me gjëmimet në furtunë.
Unë jam një me Shqipërinë e s’ka si të jetë ndryshe,
më hap krahët, bëhet strehëz
e strukem si dallëndyshe,
e kam motër e kam vëlla, nënë, baba, gjysh edhe gjyshe.
Unë jam kudo bashkë me Shqipen, me të flas, qesh edhe qaj,
këndoj iso, tregoj për luftëra,
për heronj legjendar
dhe këtu në dhe të huaj, nuk pushoj së treguari, se kam mall.
…Lumja…
Prej librit “ U përqafova me perëndimin.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply