Një dëshmia nga Valentin Preçi banor i lagjes së Logurecve në Juban. Si nisi organizimi i meshes së dytë në Shqipëri me daten 11 Nëtorit në Juban.
“Ishte data 5 – Nentor 1990. Nga miqt e mi në Shkodër mora vesh se dom Simon Jubani kishte celebrue Meshë në varrezat e Rrmajve. Nje gëzim i pa përshkrushëm e pushtoj trupin tem e me vrap shkova e takova dom Frano Illinë qe jetonte në lagjën teme te shtëpia e Shan Simon Jakut, familja e të cilit ishin kujdesë për tê edhe gjatë kohës kur dom Franoja kishte kenë në burg. I tregova që dom Simoni kishte celebrue Meshë në Rrëmaj. Bisedueme se çfarë duhet me bâ edhe në fshatin tonë, e ramë dakord që me datë 11.11.1990 të celebrojmë Meshë edhe në Juban. Lajmrova menjëherë mikun tem Rrok Bardelin i cili me siguroi që do fliste me Dom Simon Jubanin dhe unë menjëherë shkova e njoftova Dom Franon dhe i thashë që kam njoftue edhe miqt e mi në Shkoder dhe ato janë dakord që Mesha në Juban të celebrohej. Kështu vendosem që të njoftohej gjithë populli i Jubanit, sidomos rinia. Me daten 10, një ditë para celebrimit të Meshës, përfaqësues nga D.P.B ( që me siguri ishin informue nga ndonjë spiun i tyre) kanë ardhë me takue dom Franon dhe i kanë kerkue me firmosë që Mesha mos të celebrohet. Dom Franoja asht përgjegjë: “Populli i Jubanit asht i vendosun për celebrimin e kësaj Meshe, asht e pamujtun me u anullue”. Lajmi që me 11 nandor do të celebrohej Mesha u perhap me shpejtësi. Unë personalisht u mora me organizimin dhe ditën e djelë në orën 09:00 në rrenojat e kishës së vjetër shkatrrue nga diktatura komuniste, mbas 23 viteve u celebrue Mesha e parë nga dom Frano Illia. Në sytë e besimtarve kishte lot gëzimi. Menjëherë pas Meshës ne Juban, gjithë rinia shkuan në Shkodër tek varrezat e Rrmajit sepse në orën 11:00 do të celebrohej Mesha e Madhe nga dom Simon Jubani. Populli i Jubanit, që edhe sot e k’saj dite asht shumë besimtar, nuk e humbi kurr shpresën në Zot e prandaj ishte i bekuem me dy meshtar të pazevendësushem: Dom Frano Illinë dhe Dom Luigj Kolaj. Pas një jave (me 18.11.1990) dom Luigj Kolaj celebroj meshën tek varrezat e Ganjollës, aty ku preheshin shpirtërat e atyre që kishin vdekë me mallë për ta pa këtë ditë të bekume!!!
Dëshmija e Valentin Preçit është marrur
NGA R.SH.-VATIKAN


Burimi/Facebook/Mazrreku Historik


Leave a Reply