1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është neutral në çështjet e besimit dhe të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
4. Bashkësitë fetare janë të lira në organizimin e tyre, në ushtrimin e riteve dhe në mënyrën e administrimit të pasurive të tyre, sipas statuteve të tyre, për aq kohë sa ato nuk bien në kundërshtim me ligjin.
5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve që lidhen midis përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave, të miratuara nga Kuvendi.
6. Bashkësitë fetare respektojnë ligjet e shtetit.
Ky nen mbron qartë autonominë dhe pronën fetare, prandaj çdo ndërhyrje policore brenda territorit të një xhamie, pa arsye ligjore të fortë ose pa miratim nga Komuniteti Mysliman, është shkelje e parimit kushtetues të neutralitetit dhe barazisë fetare.
Burimi/Facebook/Realiteti Post


Leave a Reply